Gati se synimi i të gjithëve është që të vazhdojmë rrugën në drejtim të kibles me durim dhe pa hasur në asnjë pengesë, dhe të përparojmë në atë rrugë para se të bëhemi preh i ndonjë rrëshqitjeje dhe si pasojë e kësaj mund të na ndodh ndonjë rënie totale.
Mirëpo, nga ana tjetër nuk duhet harruar se gjendemi në një botë, ku jemi duke u sprovuar. Edhe personi i cili mundohet që gjatë gjithë kohës të qëndroj i palëkundur, mund të ndodh që ndonjëherë t'i rrëshqas këmba, t'i prishet baraspesha, dhe si pasojë e destabilizimit të rrëzohet. Është e rëndësishme që pas rrëzimeve të tilla të mos biem në pesimizëm, duke menduar se unë u shkatërrova, tani më nuk ka kthim mbrapa për mua, nuk ekziston aspak mundësi që unë edhe më tej ta vazhdoj rrugën time në drejtim të kibles. Në anën tjetër ky person duhet ta mbledh veten sa më shpejt, të çohet në këmbë dhe duke e vërë përsëri baraspeshën të vazhdoj rrugën kah drejtimi i kibles. Në këtë rast, rrëzimi i tij nuk do ta dëmtonte personin shumë sepse bëhet fjalë për vazhdimin e udhëtimit të tij drejt synimit, gjegjësisht kah drejtimi i kibles. Rreziku gjatë rrëzimit qëndron në atë se:
-Mund të humb dëshirën dhe vendosmërinë në rrugën për ta arritur synimin duke bërë vesvese se pas rrëzimit humba baraspeshën, nuk mund të drejtohem më dhe se prej mua më nuk bëhet njeri!...
Ja, rrezik do të thotë nëse njeriu në këtë mënyrë e humb shpresën.
Mirëpo, i Dërguari i Allah'ut s.a.s. ata që rrëzohen pasi t'u rrëshqas këmba për ta vazhduar rrugën e tyre drejt synimit i paralajmëron në këtë mënyrë:
-Patjetër që njerëzit bëjnë gabime. Mund të rrëshqasin dhe të rrëzohen. Mirëpo, jo të gjithë që bëjnë gabime janë njerëz të sherrit. Ka njerëz të hajrit (mirë) edhe prej atyre që bëjnë gabime. Ata janë personat që pasi të kenë bërë gabim pendohen dhe vazhdojnë rrugën në drejtim të kibles.
Do të thotë se njeriu ndonjëherë duke qenë i pavetëdijshëm, apo duke e ndjekur nefsin mund të bie në gabime, mirëpo kjo nuk do të thotë se gjithçka ka përfunduar dhe ai duhet ta humbas shpresën.
Sepse ata që pendohen pas gabimit të bërë dhe që përsëri vazhdojnë me shërbimet e tyre fetare dhe Islame, me thënien e të Dërguarit të Allah'ut s.a.s. “janë nga të hajrit e gabim bërësve”. Mjafton që pas gabimit të bërë të ndjejë një shqetësim serioz dhe të bëhet një pendim i thellë. Të çohet nga vendi që është rrëzuar duke mos e humbur shpresën nga mëshira e Zotit, dhe të vazhdoj në shërbimin fetarë dhe Islam me të njëjtën vendosmëri dhe aspiratë!..
Në lidhje më këtë çështje në librat e udhëzimit jepen shumë shembuj me mesazhe shpresëdhënëse. Ashtu që një person i afrohet Hz. Aliut r.a. dhe qahet për hallin e vet:
-Gabimet që i kam bërë më kanë shkatërruar krejtësisht, çfarë do të ndodh me mua? Kurse, Hz. Aliu r.a. ia ktheu kështu:
-Akoma nuk ka ardhur koha e shkatërrimit, ngaqë porta e pendimit (toubes) akoma nuk është mbyllur, bën toube (pendohu), vazhdoje rrugën në drejtim të kibles dhe shpëton. Mirëpo, personi i pashpresë me këmbëngulje vazhdonte ta pyes:
-Mëkati im është aq i madh saqë nuk mund të shlyhet me pendim. Kurse Hz. Aliu r.a. për ta qetësuar dhe për ta futur personin në mendime i thotë:
-A nuk e ke menduar fare se vallë mëkatet e tua janë më të mëdha apo mëshira e Krijuesit tënd?!
Personi ndalon pak dhe vazhdon, patjetër që mëshira e Allah'ut është më e madhe. Hz. Aliu r.a. përsëri vazhdon:
-Atëherë, mos i humb shpresat nga mëshira e Zotit, e cila është shumë më e gjerë se sa mëkatet e tua, andaj pendohu dhe vazhdoje rrugën në drejtim të kibles. Personi kësaj radhe i referohet kështu:
-Deri kur vlen ky pendim?
Hz. Aliu fjalën e fundit ia thotë kështu:
-Deri atëherë kur të shmangesh nga mëkati që je duke e bërë!
Kjo do të thotë se ndonjëherë është njerëzore që njeriu të rrëshqas dhe të rrëzohet. Mirëpo të ngelësh në vendin ku je rrëzuar dhe t'i humbasësh të gjitha shpresat për rimëkëmbje nuk është njerëzore, por është vetëm një vesvese nga djalli (shejtani). Sepse shejtani zgjodhi që të ngel në gropën ku ishte rrëzuar dhe nuk kishte si synim të kthehet përsëri nga gabimi që e kishte bërë duke thënë se, mëshira e Krijuesit tim është më e gjerë se mëkati im, por ngeli aty ku ishte zhytur... Mirëpo, babai ynë, Hz. Ademi a.s. duke marrë parasysh që mëshira e Krijuesit është më e gjerë se sa gabimi i krijesës së Tij, pa e humbur shpresën vazhdoi drejt rrugës së udhëzimit. ndërsa Krijuesi ynë atë e shpërbleu me gradën e pejgamberllëkut, duke e lartësuar atë në udhëzuesin dhe rrugë-treguesin e parë të njerëzimit.
Tani, pas gjithë këtyre shembujve të qarta vallë a mund ta parashtrojmë pyetjen?
-Si ndjeheni, vallë a e keni të plotë vendosmërinë dhe aspiratën që pas rrëshqitjes dhe rrëzimit të çoheni përsëri në këmbë dhe ta vazhdoni rrugën në drejtim të udhëzimit? Apo, vallë akoma tek Ju, është prezent vesvesja se nuk mund të çohem më nga vendi ku jam rrëzuar dhe ta vazhdoj rrugën në drejtimin e duhur?
Mos harroni se nëse vesvesja do të ishte e hajrit (mirë), kishte për ta shpëtuar shejtanin. Shejtani ngeli në gropën ku ishte zhytur, kurse babai ynë Ademi a.s. vazhdoi rrugën e udhëzimit dhe u lartësua në gradën e pejgamberit duke na shërbyer edhe neve si shembull.
Fatebiru ja ulil ebsar! Mendoni o Ju që posedoni mendje!