Vendosmëria dhe entuziazmi është rruga që të shpie drejt diturisë

Vendosmëria dhe entuziazmi është rruga që të shpie drejt diturisë

A jemi të vetëdijshëm për 8 pyetjet që na parashtrohen çdo mëngjes?

Fillimisht më lejoni që të nis me një shembull nga Hz. Shafiu r.a. kur e pyesin se si e fitove këtë dituri?

Imam Shafi'u r.a., në moshën 15 vjeçare e arriti shkallën për të dhënë fetva. Personat të cilët ia parashtronin Hz. Shafiut r.a. pyetjen se çfarë ishin emocionet dhe vullneti që e shtyu atë të fitoj këtë shkallë të diturisë në moshë kaq të re, ai ju përgjigjej në këtë mënyrë:

Njëjtë sikurse shembulli i një personi që me plot vendosmëri dhe dëshirë vrapon pas të hollave, po ashtu edhe unë me të njëjtën vendosmëri dhe entuziazëm vrapoj pas diturisë. Ashtu sikurse nëna që gëzohet pasi ta ketë gjetur fëmijën e humbur, po në atë mënyrë gëzohem edhe unë kur e gjej përgjigjen e një çështjeje të cilën nuk e di.

Vendosmëria dhe entuziazmi i madh i muxhtehidit (dijetarit të shekullit) që ndjente për të zotëruar dituri sa më të thella, me këto fjali të floririt na tregon se çfarë kuptonte ai nga dituria:

-Dituria nuk mësohet, por jetohet. Dituria që nuk jetohet, është sikur paraja që nuk ka vlerë . Paraja e tillë është e padobishme për secilin. Një dituri e tillë vetëm se i jep guxim njeriut që të ndjehet kryelartë.

Krahas një meditimi të thellë, Hz. Shafiu r.a. posedonte edhe një zë të bukur. Gjatë leximit të Kur'anit Famëlartë, jo vetëm që qante vetë ai, por bënte të qajnë edhe të tjerët. Andaj dhe ata që dëshironin të pastrohen shpirtërisht duke derdhur lot në sy, shkonin në mesxhidin (faltoren) ku Imam Shafiu r.a. bënte recitimin e Kur'anit Famëlartë.

Shkuarja dhe e ardhja në mesxhid e İmam Shafiut r.a. bëhej në një atmosferë meditimi. Ashtu që një mëngjes duke ecur rrugës, ai mendon për 8 pyetjet që i takojnë fushës së “Et-terbijetul Islam” (“Edukatës Islame”). Këto 8 pyetje të cilët të gjithëve na interesojnë nga afër, pata dëshirë që t'i ndaj bashkë me ju.

Një mëngjes, Imam Shafiu, ishte duke u kthyer nga namazi i sabahut dhe i zhytur në mendime të thella. Një kalimtar i cili vëren këtë gjendje të Imam Shafiut r.a., e pyet:

-I nderuar imam, shoh që jeni thelluar në mendime. Mos vallë ju brengos diçka?

Imami i nderuar kësaj pyetjeje i përgjigjet kështu:

Pas çdo kthimi nga namazi i sabahut (mëngjesit) mendoj për gjërat që kërkohen prej meje, andaj edhe dukem i brengosur.

Njeriu bëhet kureshtar dhe vazhdon të interesohet:

Çdo mëngjes kërkohen disa gjëra prej juve? Kush dhe çfarë kërkon prej juve?

Mendoj se çdo mëngjes prej meje kërkohet t'i bëj tetë gjëra, thotë Imami i nderuar dhe fillon që t'i numërojë ata një nga një:

  1. Allahu xh.xh. kërkon prej mua farzet.
  2. Profeti Muhamed s.a.s. prej meje kërkon që t'i praktikoj sunetet.
  3. Familja prej meje kërkon që tu siguroj ushqim hallall.
  4. Besimi dhe mendja kërkojnë prej meje që tu bindem.
  5. Por, edhe egoja dhe djalli (shejtani) kërkojnë që unë t'ju nënshtrohem.
  6. Edhe melaqet që shënojnë veprat e mia të mira dhe ato jo të mira kërkojnë që unë gjithmonë të bëj vepra të mira.
  7. Për çdo ditë që lind Dielli, kërkon që të kujtoj që jam plakur edhe një ditë më shumë.
  8. Edhe Hz. Azraili a.s. kërkon të kujtoj se po afrohem tek ai edhe për një ditë më shumë.

Ja, unë ditën e filloj duke qenë ballë për ballë me këto kërkesa. Ajo që më bën të ec i thelluar në mendime është përgjegjësia që ndjej ndaj këtyre kërkesave.

Pas kësaj personi i cili parashtroi pyetjen, fillon të mendoj dhe përsëri pyet:

O Imam i nderuar thotë ai, këto pyetje janë enkas për ju apo vlejnë edhe për ne?

Imam Shafiu r.a. i përgjigjet me buzëqeshje:

Atë e dinë horizonti yt i njohurisë. Unë kam konstatuar se çdo mëngjes mua më parashtrohen këto tetë pyetje. Po deshe analizoje edhe ti pak më thellë këtë çështje. Ndoshta të njëjtët pyetje vlejnë edhe për ju. Aty për aty njeriu filloi të mendoj dhe më vonë i përgjigjet duke e lëkundur kokën poshtë dhe lartë:

-Po imam i dashur, këto pyetje nuk vlejnë vetëm për ty, por gjithashtu vlejnë për të gjithë ata që çdo mëngjes çohen dhe e nisin jetën me një ditë të re. Mirëpo, nëse ne nuk i mendojmë këto pyetje, nuk është se të njëjtët nuk na parashtrohen edhe neve.

Please publish modules in offcanvas position.