“Besimtari i fuqishëm është më i dobishëm se besimtari i dobët”

“Besimtari i fuqishëm është më i dobishëm se besimtari i dobët”

Në një hadith të të Dërguart s.a.s., ku thuhet se besimtari për ta mbrojtur të vërtetën duhet të jetë i fuqishëm, ka porositur në këtë mënyrë:

“Besimtari i fuqishëm është më i hajrit (dobishëm) se sa besimtari i dobët”. (R. Salihin)

-Pse besimtari i fuqishëm është më i hajrit se besimtari i dobët?

Sepse, besimtari para së gjithash gjithmonë bazohet në të vërtetën dhe mundohet me gjithë fuqinë e tij ta mbroj të vërtetën.

Mirëpo, për ta mbrojtur të vërtetën me gjithë fuqinë e tij ka nevojë për forcë.

Njeriu i dobët nuk mund ta mbroj të vërtetën për të cilën ka synimin e jetës.

Harami është i gatshëm për t'ia rrëmbyer të vërtetën dhe të drejtën nga dora e tij.

Për rëndësinë e të qenit të fuqishëm, edhe Krijuesi ynë në një ajet Kur'anor, në Suren Enfal në ajetin numër 60, na paralajmëron “Për t'i mbrojtur të drejtat tuaja, përgatitni forcë me gjithë fuqinë tuaj”.

E drejta mund të mbrohet vetëm me forcë. Nëse nuk posedon forcë, fjalia e fundit gjithmonë do t'i takoj të fortëve që nuk kanë të drejtë, kurse të drejtëve u ngel vetëm të vështrojnë nga larg.

Edhe nëse në ditën e gjykimit gjërat do të jenë më ndryshe, në këtë botë gjithmonë do të vlej rregulli si vijim:

“E drejta e fjalës gjithmonë do t'i takoj më të fortit”.

Këtu desha të bëj një hyrje të viteve të mia studentore për ta qartësuar më mirë ndikimin e forcës në mbrojtjen dhe ruajtjen e së drejtës.

Në vitet 1960-ta, personi që njihej si muhaddithi (komentuesi i haditheve) i fundit i Perandorisë Osmane, Bekir Haki Efendiu, në xhaminë Sulejmanije na mbante ligjërata nga Buhariu. Ndërkohë radha kishte ardhur për ta sqaruar ajetin e mësipërm Kur'anor (përgatitni forcë) përmes haditheve.

Hoxha i nderuar tha:

- Nxënës të dashur, lëreni librat për një moment dhe më dëgjoni me vëmendje atë që do ta them:

-”Çdo princip e ka nga një përjashtim; kurse principi kush e posedon forcë, posedon edhe të drejtën e fjalës, nuk ka përjashtim!

Këtë mos e harroni kurrë!”

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.