Ironia nuk ka fund “Ironia nuk ka fund Bombat në Maqedoni, pasojat në Kosovë!!!”

Ironia nuk ka fund “Ironia nuk ka fund Bombat në Maqedoni, pasojat në Kosovë!!!”

Është një teori shumë e famshme në fizikë, e cila më shumë njihet me emrin e saj në gjuhën angleze “butterfly effect” që në shqip do të thotë “ndikimi i një fluture”.

Kuptimi i kësaj teorie është ky: “nëse në një vend të largët një flutur i luhat krahët, ndikimi i saj mund të ndjehet në anën tjetër të botës edhe atë në formë të një stuhie të madhe”, që nënkupton se gjithçka në këtë botë është e ndërlidhur me njëra-tjetrën. Pra, në këtë mënyrë edhe një lëvizje apo një gjest shumë i vogël në ndonjë vend tjetër mund të ndikoj në përmasa që nuk mund ta paramendojmë. Jo para shumë kohe kështu ndodhi edhe në Kosovë, për shkak të një keqkuptimi të ngjarjeve të fundit që ndodhën tek ne. Çfarë ndodhi? Me mijëra qytetar të Kosovës, për çdo ditë filluan që të emigrojnë drejt perëndimit. Po, çfarë ka të bëjë kjo me ne? Menjëherë pasi kreu i opozitës Zoran Zaev, paralajmëroi se do t’i shpërthej bombat dhe pasi kryeministri Gruevski, paralajmëroji një grushtet, bashkatdhetarët e Kosovës filluan që ta largohen nga Kosova drejt vendeve të BE-së.

Mirëpo, ishte për t’u habitur se pasojat nuk i pamë dot në atë masë në vendin tonë (përveç disa burgosjeve nga MPB), se sa që ndikuan në Kosovë. Me t’i dëgjuar bombat dhe tentimin për të bërë grushtet, një ngjarje e cila ndodhi në Maqedoni dhe të cilën e bëri të ditur publikisht Gruevski, qytetarët e Kosovës në mënyrë masive filluan që të largohen nga vendlindja, ku shumica fatmirësisht përfunuduan në Hungari. Një perandori e vjetër kjo me përvojë në udhëheqësi dhe me kapacitete të reja njerëzore, se përndryshe, Zoti na ruajt, duke u munduar që të largohen nga serbët në vendlindje do të ngjisheshin në Serbi për të mos u kthyer më. Me aq sa mund t’i ndiqnim ngjarjet që ndodhnin në Kosovë, të cilët përcilleshin si një nga migrimet më masive të shekullit, po na shqetësonte çështja se çfarë do të ndodhë nëse Kosova ngel pa banorë. Pastaj m’u kujtua se shqiptarët në botë janë të shumtë, nuk ka kontinent në të cilën nuk jetojnë shqiptarë, ndoshta ndonjëri prej tyre do të sakrifikoj dhe do të kthehet në Kosovë vetëm e vetëm për ta mbushur numrin e duhur. Përsëri fillova të mendoj; a nuk ishin po ata që me vite po luftonin për ta bërë Kosovën e pavarur, çfarë ndodhi me këta trima? Ta them të drejtën isha krejtësisht i habitur me atë që e dëgjoja, ngaqë qytetarët e Kosovës në fakt e kishin keqkuptuar lajmin për grushtet në Maqedoni.

Ndërkohë një person, patriot dhe që e donte vendlindjen shumë, i shëtiste stacionet e autobusëve të Prishtinës, duke u munduar që t’i informojë qytetarët e zhgënjyer dhe t’ua përcillte lajmin e vërtetë se ; zërat për bombat dhe grusht shteti në Maqedoni nuk janë të vërtetë, por vetëm fjalë imagjinare, të cilët nuk ishin edhe aq të huaj për veshin e tij. Të njëjtën e kishte dëgjuar edhe më parë në një interval kohe jo shumë të largët, në një shtet jo më larg se Hungaria. Mirëpo, ja që njerëzit këtë lajm e kishin keqkuptuar dhe i kishin besuar sepse lajmet e pohonin të njëjtën gjë dhe prezantuesit e lajmeve në fakt ishin shumë serioz kur i shqiptonin fjalët për grushtet, e as që ekzistonte ndonjë shenjë shakaje apo talljeje tek ata. Kështu që njeriu i shkretë kuptoi se nuk kishte aspak gjasa për t’i bindur këta njerëz të zhgënjyer, me lot në sy shkoi dhe e puthi në sy një fëmijë të njërës nga familjet që ishin duke i hipur autobusit për të shkuar në migrim dhe nga buzët e tij u derdhën këto fjalë: “Mos e lësho vendlindjen, të paktën ti më kupto se të tjerët nuk më kuptojnë”.

Si përfundim bombat e Zaevit shpërthyen, por ato ishin vetëm disa përgjime të cilat ai i kishte quajtur “bomba”, kurse një grushtet as që kishte për të ndodhur. Në anën tjetër qytetarët e Kosovës ishin shumë mirë të njoftuar se si mund të bëhet një grusht shtet, ngase para ca kohe vetë kishin qenë dëshmitarë për një gjë të tillë. Tanket lëvizin çdo kund, ndalohet dalja e njerëzve nëpër rrugë dhe ushtria merr udhëheqjen në dorë. Kjo nënkuptonte rrezik edhe për vendet fqinje. Andaj dhe me të dëgjuar lajmet ata u vërsulën nëpër agjencitë e Kosovës, për t’i rezervuar biletat që të ikin sa më larg grusht-shtetit madje duke arritur në skaj të botës!; gjegjësisht në Hungari. Fatkeqësisht ata nuk e kishin kuptuar se në fakt e gjithë kjo ishte veçse një alarm false, vetëm një zënkë e thjeshte për atë se kush do të ulet në postin e udhëheqësish. Mirëpo, kësaj radhe lëvizja e krahëve të fluturës efektin e saj e kishte bërë shumë më afër se sa mund të imagjinonim. Si përfundim, përgjegjësia ngeli mbi shpinën tonë, gjegjësisht tek shqiptarët e Maqedonisë, dhe ne e kemi patjetër që t’i bindim bashkëkombësit tanë nëse ka nevojë të shkojmë edhe në Hungari, por me një kusht që të kthehemi përsëri në vendlindje dhe tu themi se grusht shtet s’ka për të ndodhur asnjëherë dhe se vendlindjen nuk duhet me e lënë. Urime pavarësinë Kosovë.

Please publish modules in offcanvas position.