Pse e gjithë bota reagoi kundër uzurpimit të gazetës Zaman?

Pse e gjithë bota reagoi kundër uzurpimit të gazetës Zaman?

Pronar i gazetës Zaman është vetë lexuesi-lexuesi nuk mposhtet

Gazeta Zaman në Turqi, ishte gazeta më e shitur dhe me tirazh më të madh. Jo vetëm që ishte më e lexuara dhe më e shitura, por gjithashtu është e vetmja gazetë turke që në botë njihet si një gazetë ndërkombëtare me 16 përfaqësitë e saja në të gjithë botën. Zamani në Turqi, nuk është thjesht vetëm një gazetë, por një grupim medial me gazetat e saj që botohen në fundjavë, pastaj të përditshme në gjuhën angleze “Today’s Zaman”, me revistën javore më të shitur në Turqi “Aksion”, revistat specifike për fëmijë dhe familje, si dhe me kanalin televizive me tematik kulturore “Irmak”. Siç mund ta shihni edhe Ju, gazeta Zaman, nuk është thjeshtë vetëm një gazetë, por një familje e tërë.

Pse populli doli në mbrojtje të gazetës?

Motoja e gazetës Zaman, është një ndër motot më tërheqëse në botë. “E vetmja gazetë, pronari i së cilës është vet lexuesi”. Gazeta Zaman nuk ka ndonjë pronar të posaçëm. Pronari i saj nuk është ndonjë biznesmen apo ndonjë individë, por janë vet lexuesit. Gjithashtu ajo ka edhe një strukturë të saj, ka një kryeredaktorë, redaktorë etj., por nuk ka një pronarë. Gjë që e bën të jetë e veçantë dhe të dalloj nga gazetat e tjera. Kështu që populli turk, ndërhyrjen në këtë shtëpi mediale gjegjësisht shkeljen e kësaj gazete e vlerësoi sikur të jetë shkelur prona e tyre, ndërhyrje në pronën e tyre. Dhe në këtë mënyrë të gjithë erdhën para gazetës për ta mbrojtur pronën e tyre.

Çfarë synonte Erdogan me konfiskimin e gazetës Zaman?

Gazeta Zaman në Turqi ishte zëri i vetëm kritik me ndikim tek popullata e gjerë. Të vërtetat që nuk mund t’i artikulonin mbi 80% e medieve, të cilët kishin marrë nofkën mediet e pishinës për shkak të financimit direkt nga qeveria turke apo nga biznesmenët të afërt me qeverinë përmes bizneseve të ndryshme, i shkruante gazeta ZAMAN. Kështu që kjo gazetë edhe përpos shtypjeve dhe obstruksioneve të mëdha që i përjetonte nga ana e qeverisë turke, përmes propagandave të fëlliqura dhe kërcënimeve që i bënte agjencive dhe ndërmarrjeve që i jepnin reklama gazetës, arriti që të qëndroj mbi këmbë dhe ta vazhdojë rrugën edhe atë duke qenë gazeta më e shitur dhe më e besueshme në Turqi. Këtë realitet nuk mund ta përtypnin lehtë udhëheqësit turk të cilët edhe pse ishin të vetëdijshëm për bujën e madhe që do të sillte një akt i tillë, ata morën guximin që ta sekuestrojnë gazetën me tirazh më të madh në Turqi, gazetën Zaman.

Vallë e arritën qëllimin e tyre?

Siç thotë edhe një proverb popullore, “uji e gjen shtratin e vet”, ky burim i madh me ujë ka hapur edhe shumë përrua të tjera, kështu që nëse njëra prej tyre mbyllet, shumë përrua të tjera mund të hapen. Ashtu ndodhi edhe me ngjarjet e fundit në Turqi, një e mbyllën, por u hapën shumë gazeta të tjera të reja. Të cilët për një kohë shumë të shkurtër arritën një tirazh marramendës. Nga ana tjetër 16 përfaqësitë e saja në tërë botën funksionojnë pa asnjë problem.

Si përfundim dua të them se në shumicën e rasteve ashtu sikurse bakteret kur e sulmojnë trupin, e zhvillojnë imunitetin e trupit, po ashtu edhe disa stuhi të ndryshme që fryjnë nga anë të ndryshme e bëjnë njeriun që të jetë më i përgatitur për sfidat e ardhshme. Jam i besimit se kjo gjë nuk do të na dobësoj, por do të na bëjnë edhe më të fuqishëm. E rëndësishme është që këtë kohë me stuhi të mund ta përballojmë dhe të mund të qëndrojmë mbi këmbë pa ndryshuar asgjë nga mendimi i vërtetë.

Please publish modules in offcanvas position.