Çfarë do të ndodh nëse zgjedhjet do të ishin anuluar për të tretën herë?

Çfarë do të ndodh nëse zgjedhjet do të ishin anuluar për të tretën herë?

BALLKANI ËSHTË RAJONI PREJ KU BUROJNË KONFLIKTET

Është një pyetje që besoj se çdo banorë i Maqedonisë, aktualisht është duke ia parashtruar vetes.

Normal që të njëjtën pyetje ja kam parashtruar edhe unë vetes time. Ky shqetësim është një shqetësim shumë normal, duke nisur nga ajo se çfarë ka ndodhur më herët në historinë e rajonit tonë dhe reflektimet e tyre në botë, dhe se si janë duke zhvilluar ngjarjet edhe ditët e sodit.

Sidomos, situata e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku një nga krahinat e Bosnjë dhe Hercegovinës, R. Srpska, shpalli shkëputjen nga B dhe H, edhe pse Gjykata Kushtetuese kishte anuluar vendimin e kësaj krahine për të shkuar në referendum, pra për të festuar 9 Janarin si ditë kombëtare. Anulimi ose mospranimi i referendumit ishte bërë për të mos nxitur trazira të reja në këtë shtet, duke e quajtur atë si ditë diskriminuese të entiteteve jo-serbe, por kjo krahinë vendosi që të shkoj përsëri në referendum. Ky vendim nxiti reagime të ashpra në këtë shtet, gjenerali në pension dhe ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Boshnjake Sefer Haliloviç tha se referendumi serb i Bosnjës, hedh poshtë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e cila nuk mund të ndodh pa një luftë të re.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u përgjigj se nëse entiteti i tij do të sulmohej, ai jo vetëm që do ta mbronte veten, por gjithashtu do ta shpallte edhe pavarësinë e saj ashtu siç bëri më 25 shtator. BE-ja dhe SHBA-të ishin kritike ndaj referendumit që u mbajt në këtë krahinë, kurse Rusia e përkrahu atë. Pastaj, gjendja e Kosovës me demarkacionin dhe me përgjimet e fundit, kriza politike në vend në të cilën po ashtu janë të kyçur edhe faktorët ndërkombëtarë, por me qëndrime të kundërta na bën të dyshojmë se situata edhe mund të del jashtë kontrollit. Nëse zgjedhjet do të anulohen atëherë kjo do të ndodhte për herë të tretë. Shpresoj se situata në vend do t'i ndjek hapat e tërmeteve që ndodhën para disa javëve në vend. Ku e para ishte me shkallë të rihterit 4, e dyta që e ndoqi atë ishte 5.3, kurse të tjerat ishin më të vogla prej 2 dhe 3 ballë të Rihterit. Edhe anulimi i zgjedhjeve për të tretën herë që shpresoj se nuk do të ndodh edhe pse është duke u përfolur shumë për një probabilitet të tillë, shpresoj të jetë të përmasave të vogla , por nëse ndodh të bëhet me përmasa më të mëdha kjo mund të shkaktojnë shumë dëme jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Ngaqë, rajoni sikur është në pritje që përmasa e tërmetit diku të jetë më e mëdha që i gjithë rajoni të tronditet bashkë me të. Edhe situatat e fundit sikur e aludojnë atë, duke e marrë parasysh se shumë çështje të tjera akoma presin të gjejnë zgjidhje në rajon. Zgjidhja mund të arrihet vetëm në paqe, përndryshe ajo mund të shkaktoj luftëra të tmerrshme që përsëri nuk do të sjellin zgjidhje, por më shumë ngatërresa dhe konflikte. Ashtu siç ndodhi edhe me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. As Ballkani, por as edhe BE-ja nuk janë stabile. Këtë e dëshmojnë edhe fjalët e kancelarë gjermane, Angela Merkel, ku thotë se BE-ja është në krizë. Por, nga ana tjetër situata me Ukrainën, Krimenë, problemet me Rusinë, zgjedhjet në SHBA-të, gjendja kritike në Turqi, gjendja katastrofave në Lindjen e Mesme me Sirinë, dhe shumë të tjera në një të ardhme të afërt mund të ndryshojnë fatin e botës. E gjithë kjo tregon se shkëmbinjtë janë duke lëvizur prej vendi. Dhe kur të lëvizin shkëmbinjtë, gurrat e vegjël mund të shtypen shumë lehtë.

Nëse kthehemi pak mbrapa dhe do t'i shfletonim ngjarjet në histori, do të vërenim se të gjitha luftërat botërore zanafillën e kanë pasur në Ballkan. Edhe lufta e parë botërore edhe e dyta e kanë pasur të njëjtën fat. Shpresoj që e njëjta të mos përsëritet për të tretën herë.

Please publish modules in offcanvas position.