Tonet nacionaliste dhe dhunimi i deputetëve

Tonet nacionaliste dhe dhunimi i deputetëve

Rritja e toneve nacionaliste në botë, deshëm apo jo, ka ndikimet e saja edhe në shtetet më të vogla, gjegjësisht në rajonin e Ballkanit.

Shtetet e vogla gjithmonë kanë marrë si shembull shtetet më të mëdha, apo familjet të cilët ato kanë si synim të bashkohen. Mirëpo, nëse vërejnë ndonjë ndryshim në shtetet e mëdha, atëherë edhe shtete e vogla mundohen tu përshtaten atyre ndryshimeve.

Kështu ndodhi edhe në shumicën e shteteve të Ballkanit. Përderisa familja e madhe evropiane ishte një vend ideal për t'iu bashkuar, të gjithë qeveritë pretendonin që të jenë pjesë e kësaj familjeje.

Mirëpo, kur panë se në këto shtete filluan të rriten tonet nacionaliste dhe e djathta dal ngadalë të ngre kokë, atëherë edhe ato ndryshuan kahun politik, duke u munduar që mbështetjen kësaj radhe ta kërkojnë nga “populli” dhe gjithashtu duke i marrë institucionet shtetërore nën kontroll. Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur Perëndimi edhe pse ndoshta pati ndryshime në udhëheqësi, nuk ndryshoi aspak qëndrimin e tij kundrejt shteteve të rajonit të Ballkanit.

Me një fjalë, Perëndimi nuk e humbi kurrë interesin e tij që kishte në Ballkan, për të krijuar një Ballkan ku do të mbisundojë demokracia, dhe ku do të ketë institucione të pavarura, liri të shprehjes dhe të mendimit. Një gjë kjo që nuk i konvenon qeverive më konservative dhe sidomos atyre që pohojnë se janë “pronarët” e shtetit.

Tonet nacionaliste përmbajnë edhe gjuhën e urrejtjes. Në kampanjat e gati se të gjithë partive politike me pikëpamje djathtiste haptazi mund të vërehet gjuha e urrejtjes kundër një kombi ose një feje tjetër. Kjo nuk përputhet me vlerat e vërteta evropiane. Dhe kjo është një situatë me të cilën ndoshta kontinenti i vjetër evropian do të duhet që të ballafaqohet m sfida të reja me qëllim që të mos i humbas vlerat e vërteta.

Ajo që me të vërtetë e dallon Unionin Evropian, nga shtetet e tjera janë po këto vlera. Mirëpo, për t'ju bashkuar një familjeje që i përvetëson këto vlera, fillimisht duhet të respektohen ato vlera dhe pastaj të përvetësohen dhe të zbatohen edhe në shtetet tjera.

Të kthehemi e ta analizojmë fatkeqësinë që ndodhi në Kuvend para disa ditëve. Protestuesit me javë të tëra qëndronin para parlamentit dhe sikur ta dinin se një ditë, z. Talat Xhaferi, do të zgjidhet si kryetar i parlamentit, andaj dhe ishin bërë gati që të pushtojnë parlamentin. Gjatë gjithë kohës, protestuesit pohonin se ne e mbrojmë shtetin, se jemi kundër Platformës Shqiptare dhe se nuk do të lejojmë shqiptarizimin e shtetit tonë etj., etj. Shkurtimisht ata e ndanin të njëjtën pikëpamje me partinë qeveritare VMRO DPMNE, parti e djathë të paktën kështu pretendojnë. Në anën tjetër të çuditshme ishin brohoritjet që bëheshin në momentin e votimit për propozimin e bërë që kryetar të jetë Talat Xhaferi..

Në ato momente brenda në parlament po dëgjohen zëra, “kjo është puç”, “kjo është puç”, zëra këto të cilët nuk ishin edhe shumë të huaja për mua, sikur t'i kisha dëgjuar të njëjtat zëra edhe më herët, por edhe sot e kësaj dite, por në një dimension tjetër. Sikur ishte një paralele e zgjatur e dy dimensioneve të ndryshme. Pa marrë parasysh, toni i politikanëve qeveritar, insistimi që të mohoj shumicën parlamentare zërat, sikur armiqtë duan që të na i rrëmbejnë shtetin, sollën deri atje që të ndodh një skenar i padëshiruar, ku u rrahën mbi dhjetë deputetë nga LSDM dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Lajmi i mirë nga e gjithë kjo ishte se fatmirësisht nuk kishte ndonjë dëmtim serioz. Mirëpo, edhe një herë u vërtetua se tonet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes çdo herë lind akte vandale dhe skenarë të padëshiruara.

Një proverb thotë kështu: “Gjuha mund të shpëtoj jetë, por edhe mund të marrë jetë”. Shpresojmë, se ata që kanë marrë përgjegjësinë për ta përfaqësuar popullin në instancat e larta të kenë më së shumti kujdes tonet që do të përdorin, duke menduar se çdo fjalë që del nga gjuha është njëjtë sikur shigjeta që del nga harkori, kthim prapë nuk ka.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.