Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.
Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore konfiskuan 26 mijë tableta ekstazi me peshë totale rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, në vlerë të llogaritur prej 200 mijë euro, të cilat do të shpërndaheshin në vend.
Për të pestën ditë nuk funksionojnë transportuesit privatë për shkak të borxhit të papaguar të Ndërmarrjes qarkulluese publike ndaj tyre dhe sot do të mbajnë protestë paqësore para selisë së NQP-së. pastaj do të mbajnë takim me të gjitha grupet...
Në kuadër të Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, i cili po mbahet në Barcelonë, Ministrat e Punëve të Jashtme të 42 vendeve anëtare njëzëri e sollën vendimin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk ka informacione shtesë që mund të ndajë me publikun në lidhje me bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrje në Qeveri.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit Shqip duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumëgjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se qytetarët dëshirojnë të shohin vendin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që përkujtoi deputetët se janë të zgjedhur pikërisht me votat e qytetarëve, andaj duhet të tregohen burrë-shtetas dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Me 364 vota “për” dhe 1 “kundër”, u zgjodh kryetarja e re e Partisë Liberale Demokratike, deputetja Monika Zajkova.