ACITAD mbledh në Tiranë bizneset e rajonit

ACITAD mbledh në Tiranë bizneset e rajonit

Oda Ekonomike MIBA në takimin mbarëkombëtarë në Tiranë

Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD) ka organizuar në Tiranë “Takimin Mbarëkombëtar të Biznesit”, ku kanë marrë pjesë biznese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Acıtad hap shtigje të reja për bizneset. 200 bizneset e ardhura nga këto shtete fqinje, dhe 200 biznese nga Shqipëria kanë zhvilluar takime dypalëshe me bizneset shqiptare me qëllim gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit mes tyre.

Kreu i Dhomës Shqiptare të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD), Blenard Durmishi në nisje të kësaj ngjarje foli për një iniciativë për zgjerim kufijsh.

“ Shqipëria aspiron të qenit një shtet në BE, ndaj duhet të përgatitemi për mjedisin e ri që do të krijohet, mjedis në të cilin sfidat shtohen. Ndaj, takime të tilla mbarëkombëtare do të sjellin shkëmbim eksperiencash mes bizneseve, të intensifikojmë kontaktet për të krijuar një ekonomi rajonale, e cila do të mund të jetë konkurruese në aspektin global” – tha Durmishi. Ai, tregoi se këto marrëdhënie mes shteteve në rajon duhet të rriten, pavarësisht se këtë vit, vëllimi tregtar me Kosovën pati rritje me 3 % dhe 1.3 % me Malin e Zi.

Zv. kryeministri Niko Peleshi, në fjalimin e tij është shprehur se “qeveria shqiptare, është e gatshme të bashkojë përpjekjet me biznesin për më shumë bashkëpunim rajonal, shkëmbime tregtare të lira, dhe konkurrencë të ndershme, në një treg gjithnjë e më formal”. Kurse organizimin “Takimin Mbarëkombëtar të Biznesit 2” e ka konsideruar si një takim midis shumë bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia për një bashkëpunim midis sipërmarrësish që ndërtojnë, prodhojnë, punësojnë e investojnë.

Ndërkohë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi se “për të mbetet një sfidë që të ndryshojë raportin mes punonjësve aktivë dhe atyre pasivë në vendin tonë”.
“Ne duhet ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e vendeve që ofron vetëm punë të lirë. Ne duhet ta fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që formon dhe ofron punonjës të kualifikuar.
Kjo është detyra jonë e madhe, kryekëput të ndryshojmë raportin e tregut tonë të punës. Dhe ne mendojmë se ka një zgjidhje dhe ky është arsimi profesional”, ka thënë ai.

“Tashmë e kemi gati një ligj shumë të fortë, që ka të bëjë me reduktimin e dembelizmit në Shqipëri. Ne duhet të gjejmë një raport të drejtë për ata që duan të punojnë dhe të jetojnë me punë të denjë, me ata që duan të jetojnë duke marrë ndihmën ekonomike apo asistencën sociale.

Nuk mund të vazhdojmë të sponsorizojmë në pafundësi dembelizmin në Shqipëri”, tha më tej ai.

Sipas tij paralelisht me reformën ligjore në sistemin e punësimit në vend, MSR po punon që brenda këtij viti të krijohet një rrjet i shkollave profesionale të ekselencës, të cilat do të kenë mundësi të prodhojnë profesionistë që mund të akreditohen nga sistemi i shkollave profesionale të BE-së.

Nga ana tjetër, zv. ministri i Ekonomisë Elvin Mete, si të rëndësishme theksoi shtimin e bashkëpunimit mes shteteve rajonale. “Tregu i Ballkanit Perëndimor , sikurse është rajonal, duhet bërë tërheqës për investitorët e huaj. Ne duhet të punojmë në heqjen e barrierave në të bërit biznes. Liberalizmi i tyre jep mundësi shkëmbimesh mes bizneseve”- tha Mete. Ai tregoi se qeveria shqiptare ka ndërmarrë 4 hapa për të lehtësuar të bërit biznes në vendin tonë: ligji i turizmit, ligji i investimeve strategjike, ligji i koncesionit dhe drafti i ri për lundrimin detar.

Pronari i Arb-Komerc, Menderes Kuçi fitoi çmimin e nderit

Pronari i Arb 3e813Gjatë eventit, ACITAD ndau çmimet e mëposhtme për anëtaret dhe miqtë përfaqësues të bizneseve nga trevat shqiptare jashtë kufijve. Një nga fituesit e këtij çmimi të çmueshëm që u nda nga kjo odë ishte edhe pronari i kompanisë Arb-Komerc, z. Menderes Kuçi.

-Çmimi “Gruaja sipërmarrëse” – znj. Valbona Begolli – Albpastrim

-Çmimi “Përgjegjësia sociale” – z. Vullnet Haka – Everest IE

-Çmimi “Investitori i huaj” – z. Saimir Huta – Maccaferri Balkans

-Çmim nderi si përfaqësues i biznesit shqiptar në Kosovë – z. AlajdinFusha – ABI

-Çmim nderi si përfaqësues i biznesit shqiptar në Maqedoni – z. Menderes Kuci – Arb-Komerc

-Çmim nderi si përfaqësues i biznesit shqiptar në Malin e Zi – z. Nazif Cungu – Cungu & Co. Në këtë takim përveç zv. kryeministrit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, të pranishëm kanë qenë edhe zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Isuf Shehu dhe Brunilda Paskal.i

Ngjarja është organizuar nga ACITAD në partneritet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Universitetin Epoka, Portalin Albeu dhe kompaninë Albartex.

Ç’është ACITAD?

Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit – ACITAD është themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2012, duke pasur si synim ofrimin e mbështetjes dhe këshillave për biznesin shqiptar, me qëllim rritjen e aftësive konkurruese të tyre dhe përfaqësimin e interesave ekonomike të 220 anëtarëve ku më shumë se 30% e tyre përfaqësojnë investime të huaja drejtpërdrejta. ACITAD është aktive pothuajse në të gjithë sektorët e biznesit të Shqipërisë.

Oda Ekonomike MIBA në takimin mbarëkombëtarë në Tiranë

Oda Ekonomike e Biznesmenëve dhe të Industrialistëve të Maqedonisë (MIBA) me 90 anëtarët e vet, pronarë të bizneseve të ndryshme nga Maqedonia, morën pjesë në takimin mbarëkombëtarë që u zhvillua në Tiranë. Nga gjithsej 200 biznese nga shtetet fqinje që ishin pjesë e takimit, 90 ishin nga Maqedonia, kurse të tjerët vinin nga Kosova dhe Mali i Zi. Roli i MIBA në këtë takim si dhe në aktivitetet e tjera që do të organizohen në vijim do të jetë që t’i bashkojë bizneset e Maqedonisë me atë të biznesit botërorë. MIBA është organizatë partnere e Konfederatës turke TUSKON, e cila organizata të tilla partnere ka në 130 shtetet në botë.

Hapja solemne e odës ekonomike MIBA u bë në Shkup

Anëtarët e Odës vijnë nga më shumë qytete, Struga, Ohri, Shkupi, Gostivari, Tetova, ndërsa kuvendi themelues për kryetar zgjodhi Semih Shahin nga Shkupi.
MIBA është partner i Konfederatës së Biznesmenëve dhe të Industrialistëve (TUSKON) nga Turqia.

“Oda e industrialistëve dhe afaristëve u formua nga njerëz afaristë me qëllim që të jetë përfaqësues i vërtetë i bashkësisë së biznesit. Kemi rrjet të zhvilluar në të gjitha anët e botës, Nju-Jork, Bruksel, Nigeri, Keni. Edhe krahas bashkëpunimit shumë të mirë me odat ekzistuese në Maqedoni dhe Turqi, i cili në të ardhmen dëshirojmë që të intensifikohet, me nismën tonë, kemi zgjedhur disa punë në mënyrë që t’i përfaqësojmë ato. Motoja e MIBA-s në të vërtetë do të jetë puna jonë”, deklaroi Shahin.

MIBA synon të jep përkrahje në themelimin dhe zhvillimin e një rregulli shoqëror, të drejtat njerëzore dhe parimet universale, lirinë e mendimit, besimit dhe iniciativës, formimin e mendimit të demokracisë pluraliste, formimin e një ekonomie liberale, dhe rregullave për një treg konkurrues, si dhe formimin dhe zhvillimin e një rregulli shoqërorë që do të përvetësojë vazhdimin e baraspeshës mjedisorë.

MIBA do të punoj në drejtim të synimeve dhe principeve të parashikuara nga ana e shteteve të zhvilluara, në drejtim të arritjes dhe zhvillimit të rregullit, të civilizimit modern në Maqedoni, arritjen e barazisë gjinore dhe mendimin se ekziston një grup afarist që do të jenë nismëtarë, dhe organizator të parimeve për tu kujdesur për ekonominë dhe arsimimin e vendit, si dhe realizimin e synimeve që përmendëm më lartë.

MIBA, si një organizatë shembull në biznes do të mundohet të jetë e dobishme për institucionet shtetërore në Maqedoni, dhe do të bëjë përpjekje që afaristët të funksionojnë në drejtim të parimeve universale të biznesit; Në këtë proces të globalizimit, Maqedonia vazhdimisht duhet të siguroj rritje në numrin e të punësuarve, produktivitetit dhe të kapaciteteve rinovuese, si dhe në cilësinë e kapaciteteve të arsimit, sigurimin e fuqisë së konkurrencës dhe paqen në shoqëri. Në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare, Oda siç u njoftua në Statut, mund të jetë anëtare e shoqatave dhe organizatave kombëtare ose të jashtme, të bashkëpunojë me to dhe të ndihmojë.

Intervistë me kryetarin e Odës Ekonomike të Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Maqedonisë (MIBA), Semih Shahin

Kemi një rrjetë të gjerë të partneriteteve në 130 shtete të botës

semih sahin shkup 470x260 2cb40A mund të na flisni pak për Odën Ekonomike të Biznesmenëve dhe të Industrialistëve të Maqedonisë (MIBA)?

MIBA është një shoqatë vullnetare joqeveritare e themeluar nga ana e biznesmenëve dhe industrialistëve, me qëllim që sa më denjësisht ta përfaqësojë botën e biznesit.

MIBA synon të jep përkrahje në themelimin dhe zhvillimin e një rregulli shoqëror, të drejtat njerëzore dhe parimet universale, lirinë e mendimit, besimit dhe iniciativës, formimin e mendimit të demokracisë pluraliste, formimin e një ekonomie liberale, dhe rregullave për një treg konkurrues, si dhe formimin dhe zhvillimin të një rregulli shoqërorë, që do të përvetësojë vazhdimin e baraspeshës mjedisorë. MIBA do të punoj në drejtim të synimeve dhe principeve të parashikuara nga ana e shteteve të zhvilluara, në drejtim të arritjes dhe zhvillimit të rregullit të civilizimit modern në Maqedoni, arritjen e barazisë gjinore dhe mendimin se ekziston një grup afarist që do të jenë nismëtarë dhe organizator të parimeve për tu kujdesur për ekonominë dhe arsimimin e vendit, si dhe realizimin e synimeve që përmendëm më lartë.

MIBA, si një organizatë shembull në biznes do të mundohet të jetë e dobishme për institucionet shtetërore në Maqedoni, dhe do të bëjë përpjekje që afaristët të funksionojnë në drejtim të principeve universale të biznesit; Në këtë proces të globalizimit, Maqedonia vazhdimisht duhet të siguroj rritje në numrin e të punësuarve, produktivitetit dhe të kapaciteteve rinovuese, si dhe në cilësinë e kapaciteteve të arsimit, sigurimin e fuqisë së konkurrencës dhe paqen në shoqëri.

Sa është numri i anëtarëve të regjistruar në Odën që e drejtoni Ju dhe si është shtrirja e tyre?

Posedojmë një portofol të anëtarëve që e mbulojnë gati se tërë Maqedoninë. Edhe pse një pjesë e madhe e anëtarëve tanë janë nga Shkupi, gjithashtu një pjesë tjetër e përbëjnë anëtarët nga Gostivari, Tetova, Ohri, Struga, Resnja dhe nga qytete të ndryshme të Maqedonisë. Si fillim Odën e themeluam me 93 anëtarë.

Cilat janë synimet dhe prioritetet e odës ekonomike MIBA?

MIBA, në rrethanat ku mbisundon paqja shoqërore dhe dialogu, duke i vlerësuar në mënyrë më të mirë potencialin sektorial dhe rajonal në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, do të jep përkrahe në formimin e politikave ekonomike- shtetërore; do të bëj prezantimin e Maqedonisë në nivel global, si dhe do t’i jep përkrahje vendit në procesin e anëtarësimi në BE, do të realizoj punime për të zhvilluar rrjetin e politikave ndërkombëtare, ekonomike, si dhe zhvillimin e lidhjeve shoqërore dhe kulturore të komunikimit, prezantimit dhe bashkëpunimit sa më të mirë; do të bëj hulumtime dhe do të krijoj opinion, duke zhvilluar projekte dhe duke organizuar debate dhe tryeza dialogu për integrim dhe bashkëveprim ndërkombëtar, si dhe përshpejtimin e zhvillimeve rajonale dhe vendore.

Partnerët tuaj në sferën ekonomike janë të shumtë. Mund të na thoni se sa janë?

Partneri jonë më i madh në këtë sferë është konfederata TUSKON. Përmes konfederatës TUSKON, në 130 shtetet në botë gjenden oda ekonomike partnere, apo pika lidhjeje. Gjithashtu institucione partnere kemi edhe në qendrat Uashington, Bruksel, Moskë, Pekin dhe Adisabeba.

Çfarë privilegjesh do të posedojnë biznesmenët dhe përfaqësuesit e sektorëve që do të bashkëpunojnë me Ju?

Anëtarët tanë nëpërmjet panaireve dhe aktiviteteve që do t’i organizojmë brenda dhe jashtë shtetit, do ta kenë mundësinë ta njoftojnë veten dhe kompaninë e tyre, si dhe të kontaktojnë me persona të ndryshëm të botës së biznesit. Për shembull para dy javëve i pritëm një grup biznesmenësh nga një Shoqatë Ekonomike nga Izmiri i Turqisë, IZIAD. Këto biznesmenë i njoftuam me anëtarët e odës tonë, duke u mundësuar që të bëjnë takime një me një. Gjithashtu, para disa ditëve patëm mundësinë të takohemi me shumë biznesmenë nga rajoni në një forum biznesi ku morën pjesë biznesmenë nga Maqedonia, Kosova, Malit të Zi dhe nga Shqipëria. Forumin e organizoi oda ekonomike ACITAD në Tiranë, e cila është partnere me odën tonë. Në këtë forum ne si odë ekonomike MIBA e përfaqësuam Maqedoninë me mbi 90 anëtarë.

Çfarë do të jetë dallimi Juaj nga odat e tjera që funksionojnë në vendin tonë?

Dallimi ynë është se ne posedojmë një rrjet të gjerë të partneriteteve në botë të cilët kanë një besueshmëri të madhe. Numri i institucioneve partnere me institucionin tonë arrin diku në 130 shtete në botë.

Në drejtim të objektivave të parashtruara më lartë, Oda Ekonomike e Biznesmenëve dhe të Industrialistëve të Maqedonisë (MIBA) synon që të formoj unitet në lëvizje dhe veprim, që në emër të biznesit në Maqedoni të gjitha pikëpamjet dhe sugjerimet që do të formohen në këtë kornizë do t’i përcillen Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, qeverisë, shteteve të tjera, organizatave ndërkombëtare apo publikut në mënyrë direkt ose indirekte përmes medies dhe formave tjera të komunikimit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.