TETOVA QYTETI MË I NDOTUR NË BOTË

TETOVA QYTETI MË I NDOTUR NË BOTË

Trendi i ndotjes edhe më tej vazhdon të jetë në rritje?

Analizat e ekspertëve dhe institucioneve shtetërore edhe pse nuk janë konkrete, por ka të dhëna se indikatorët e ndotjes gjithnjë e më tepër po japin sinjale të përkeqësimit të gjendjes në lidhje me ndotjen. Arianit Xhaferi-Tetova një kohë më të gjatë është një ndër vendet më të ndotura në botë. Fakti që BE e dha një informacion për neve nuk është ndonjë risi, sepse ne një kohë të gjatë merremi me këtë problem për shkak se ne e dimë se një kohë më të gjatë jemi në top 1. Ndoshta nuk ka ra në sy te medieve ose në sy të këtyre institucioneve botërore që i bëjnë analizat, por këtë gjë neve na e konfirmon edhe vetë Ministria e Mjedisit dhe Ambientit Jetësor me matjet që i bën. Ka gjëra të qarta p.sh standardi në vendet evropiane 1 m3 ajër është e lejuar të ketë 35 mikro gram grimca PM10, ndërkohë që te ne është e lejuar 50, sepse në Maqedoni standardi është pak më i keq, por ne këtë 50 mg e kalojmë me 20 herë.

Ka pasur raste kur ndotja ka qenë me 1000 pastaj me 900. Me rregull vetëm 35 ditë brenda një vitit mund të lejohet ndotja të jetë mbi normën e lejuar, pra është e lejuar edhe pse nuk është në rregull. Sipas projeksioneve tona Tetova deri në fund të vitit do të ketë 345 ditë me ndotje të tejkaluar sepse deri më tani përafërsisht 280-290 ditë kemi pasur ndotje të tejkaluar. Në vitin 2013 kemi pasur diku 300 ditë me ndotje të tejkaluar, një vit më vonë në 2014 kemi pasur 310 ditë dhe në vitin 2015 sipas projeksionit nëse nuk ndryshon diçka shkon në 345 ditë me ndotjes së tejkaluar. Nëse nuk ndërmarrim asgjë ka të ngjarë që vitin e ardhshëm të kemi një vit komplet me ndotje të tejkaluar. Pra në vend që të kemi vetëm 35 ditë me ndotje ne kemi vetëm 20 ditë në vit me ajër të pastër apo më mirë të themi nën normën e lejuar.

Kur është themeluar organizata të cilën e drejtoni JU?

Arianti Xhaferi- Eko guerila, është themeluar në nëntor 2013 dhe në këtë kohë zakonisht fillon të rëndohet situate. Në atë kohë mediet flisnin për ndotje në Shkup, Kumanovë, Manastir dhe qytete tjera duke mos e përmendur aspak Tetovën, ndërkohë që ndotja ishte evidente dhe shumica e njerëzve nuk e dinin se çfarë është kjo dhe sa ka arritur ndotja. Fillimisht bëmë një hulumtim në faqet e ministrisë për të parë se ku qëndron Tetova, dhe atu vërejtëm se Tetova ishte shumë më e ndotur se Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë. Së pari i identifikuam faktorët e ndotjes dhe vendosëm që të krijojmë një organizatë dhe me anë të letrave tu drejtohemi qeverisë, Jugohromit si ndotës më i madh dhe institucioneve tjera. Qëllimi jonë ka qenë që të ngremë vetëdijen e njerëzve mbi ndotjen. Në fillim shumë njerëz ishin skeptik në aktivitetin tonë për shkak se nuk kishin njohuri mbi ndotjen, por ai numër sot ka ndryshuar rrënjësisht dhe shumica e tyre na pyesin se çfarë u bë me Jugohromin si ndotësi më i madh etj. Informimi i qytetarëve, reagimi ndaj këtij fenomeni, sepse qytetarët kanë të drejtë të informohen dhe këtë ua lejon ligji, por këtë ua mohon shteti dhe ne kemi vendosur që me mundin tonë dhe sakrificën të informojmë opinion në lidhje me ndotjen.

Çfarë aktivitete keni zhvilluar kundër ndotjes?

Arianit XHaferi- Më shumë kemi shërbyer si grup alarmues, si grup presioni, ne nuk jemi organizatë me inspirim si ato të gjelbra, ne nuk funksionojmë me grand me projekte, por ne tentojmë të nxisim reagimin e njerëzve dhe të alarmojmë për rrezikun që vjen nga ndotja . Ne në Tetovë kemi organizuar disa protesta, kemi filluar në dhjetor 2013 me një protestë simbolike, kurse në protestën e fundit në bazë të vlerësimit të gazetarëve kanë marrë pjesë mbi 5000 mijë veta. Pastaj kemi shpërndarë disa fletushka të cilët u kanë shërbyer qytetarëve për t’i informuar mbi burimet e ndotjes, mbi të drejtat e tyre për të thithur ajër të pastër, mbi tolerancën që pushteti i bën ndotësve dhe mbi atë që shteti i shërben korporatave ndotëse, në vend që ti shërbej qytetarit lejoj helmimin e qytetarëve për llogari të përfitimeve multimilionëshe të korporatave. Gjithashtu kemi organizuar edhe disa panele me ekspert, mjek, të cilët kanë informuar opinion për dëmin që shkakton ndotja në shëndetin e njeriut dhe për pasoja të tjera që kryesisht vijnë nga ndotja: si sëmundjet e frymëmarrjes, zemrës, gjakut, abortet etj. Në anën tjetër kemi pasur edhe disa aktivitete të themi guerile ku kemi kërkuar dorëheqjen e ministrit të ambientit Nuran Izairi, ku një ditë para një xhamie në Tetovë kemi grumbulluar fonde për t’ia siguruar një rogë ministrit dhe ai të hiqet nga posti i ministrit, sepse kemi konsideruar se atë vend pune e mban për shkak të parave sepse gjë tjetër nuk bën. Një tjetër aktivitet ka qenë më 28 nëntor të vitit të shkuar me rastin e ditës së pavarësisë ku ministra deputet dhe drejtor kishin dalë tek vendi ku tash ndërtohet teatri dhe i kemi takuar thënë kushtimisht duke u shpërndarë nga një maskë dhe u kemi thënë pasi ju nuk jeni në gjendje që të na mbroni neve, atëherë ne ju mbrojmë juve vendosni këta maska se do helmoheni edhe ju bashkë me ne.

Eco Guerila për ndotjen ka paditur edhe institucione shtetërore. Deri ku ka arritur ky proces?

Arianit XHaferi- Kemi deponuar një kallëzim penal në prokurorinë e Tetovës, e cila nuk është proceduar aspak edhe pse nuk është refuzuar. Brenda këtyre ditëve do të konsultohemi me juristët që më pas ti drejtohemi prokurorisë për të parë se çfarë bo bëhet me lëndën që e kemi deponuar ne. Në bazë të informacioneve që na i kemi siguruar nga juristët, Jugohromi punon në kundërshtim me tre nene të Kushtetutës së Maqedonisë, po ashtu thyen tre nene të kodit penal, 51 nene të ligjeve për ajër ambiental dhe mjedis të pastër jetësor. Në bazë të këtyre thyerjeve ne kemi bërë një kallëzim penal. Më herët një shoqatë tjetër kishte bërë kallëzim penal, por ky kallëzim ishte hedhur poshtë me një vendim qeveritar. Këta e mbrojnë Jugohromin (Brenda tre viteve kemi pasur 80 % rritje të të sëmurëve me kancer këta numra janë dhënë edhe nga Institutit për Shëndet Public në Maqedoni, rritje të të sëmurëve me astmë, kurse në një panel një mjek përmendi se 750 ç janë steril. Pra ky është dëmi që u bëhet njerëzve kurse shteti është vendosur në anën e ndotësve.

Flitet se Jugohromi është ndotësi më i madh në kohën kur punon me vetëm 30 për qind të kapacitetit, ndërsa me herët ka punuar me kapacitet te plotë. Spekulohet se në Jugohrom digjen dhe materie të rrezikshme kimike?

Arianit xhaferi-Nuk e di se sa është e vërtetë se Jugohromi punon me 30 % të kapacitetit, por të gjitha furrat punojnë. Matja e përqindjes bëhet në bazë të numrit të punëtorëve që kanë. Shumica e njerëzve të cilët kanë punuar në këtë fabrikë thonë se ekziston që 60 vite, pse tani menjëherë është bërë ndotësi kryesor. Por duhet të jemi më vigjilent se ditëve tona ndotja është edhe për shkak të faktorëve të tjerë, por Jugphropmi ka ndotur njësoj shto edhe vjetërsimin e teknologjisë sepse kjo akoma më tepër ndikon në rritjen e ndotjes njëjtë sikurse një makinë e vjetër. Pastaj qyteti është rritur shumë ndërsa politikanët e kanë shkatërruar sepse në vend që ta zmadhojnë ata kanë ndërtuar shumë ndërtesa pa mos e zgjatur qytetin, kemi një shtim të popullsisë një gravitim të fshatrave, pastaj studentët, ndërsa ndërtesat janë ndërtuar pa ndonjë kriter, pa parkingje janë bërë bllok ndërtesash të cilët nuk lejojnë qarkullimin e ajrit, shtimi i veturave pa ndonjë standard ekologjik, dhe kjo edhe më tepër e ka rënduar situatën në vend. Pastaj ngrohja me dru ose materiale tjera djegëse pasi një pjesë shumë e vogël përdor rrymën për ngrohje për shkak të çmimit të lartë. Ndërsa me qymyr as që bëhet fjalë pasi ne nuk njohim njerëz që si lëndë për ngrohje përdorim qymyrin. Vlerësimi jonë është se Jugohromi është gjysma e problemit dhe këtë e kemi thënë gjithmonë. Por ajo që duhet të shtoj është se në hyrje të Tetovës ka një deponi për të cilën është raportuar disa herë se digjet dhe kam ndodhur aty ku e kam regjistruar këtë deponi se si po digjet dhe lëshonte erë shumë të keqe. Ajo deponi duhet të largohet prej aty, por deri me tani përveç premtimeve nuk është marrë asnjë hap konkret madje edhe vetë kryetarja Arifi, është zotuar se do ta largojë deponinë prej aty, por këta mbesin vetëm fjalë. Pastaj në ndotje ndikon edhe mungesa e transportit publik sepse njerëzit detyrohen që me vetura të qarkullojnë dhe ti kryejnë punët e tyre . Pastaj auto-varrezat djegin materie të rrezikshme goma, vajra dhe sende tjera të cilët ndikojnë në ndotjen e ambienti.

Po ju vazhdimisht keni akuzuar Komunën e Tetovës, pse?

Arianit Xhaferi-Në komunën e Tetovës kemi bërë disa kërkesa ku një ndër ta është krijimi i një lidhje telefonike për të lajmëruar ndotësit sepse njerëzit paraqiteshin të denoncojnë ndotësin dhe në veb faqe ka një eko raport ku njerëzit mund të raportojnë për fenomenet apo për veprimet që bëhen jashtë, pra djegiet dhe në këtë mënyrë inspektorët mund të dalin në terren dhe të gjobisin ndotësin e ambientit. Pjesa më e madhe e reagimeve kanë një përgjigje të thjeshtë se inspektorët do dalin në teren dhe do ta shqyrtojnë rastin në përjashtim të një rasti kur pronari i një depoje të gomave është gjobitur, pasi ne kishin pamje nga ai vend.

Raportet tuaja me përfaqësuesit e ambasadave të huaja?

Arianit Xhaferi-Ne kemi realizuar shumë takime me përfaqësues të korit diplomatik, ambasador dhe specialist, kurse vitin e kaluar me Hojt pra zv ndihmës i Xhon Kerit, patëm një takim ku qëllimi ishtë një lobim sepse të zgjedhurit tanë janë përcaktuar të mos komunikojnë me ne. Në momentin që ti u bën një ankesë publike ata kanë zgjedhur që të mos takohen me ne. Të gjithë deputete e zonës 6-të, një ose 2 kanë thënë diçka për ndotjen. Prandaj ne zgjedhim të komunikojmë me trupin diplomatik i cili më pas duhet t[ia përcjell të zgjedhurve tanë shqetësimin tonë dhe të masës së gjerë në lidhje me ndotjen. Është e vrëtetë se ata habiten, duke na thënë se si është e mundur që të mos të kontaktojnë me ata. Por ata asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri që të takohen ose të na ndihmojnë në këtë drejtim. Para disa kohe kishte një reportazh për ndotjen, por asnjë deputet nuk kishte thënë asgjë duke u arsyetuar se nuk është në kompetencën e tij. Deputetët tanë nuk kanë ngritur zërin, ne pyesim a thua vallë ka ndonjë aferë korrupsioni sepse ndryshe ne nuk mund ta arsyetojmë heshtjen e tyre. Sa i përket komunës së Tetovës, ne i kemi ngritur shqetësimet tona dhe Teuta Arifi na ka takuar disa herë, edhe atë pavarësisht protokolleve që ka pasur ajo na ka pritur qoftë edhe për disa minuta, dhe kjo është një gjë që duhet vlerësuar në këtë anë është treguar e gatshme, por sa ka realizuar nga ajo është një pjesë që neve nuk na kënaq, madje na shqetëson fakti që deponia akoma është aktive. Larja e rrugëve me acetat magnezium dhe përbërës tjerë ka ndikuar që grimcat pm 10 dhe pluhuri të ngjiten për asfalti dhe kjo ndikon që veturat kur të kalojnë të mos e ngrenë pluhurin dhe grimcat lart. Kjo në një masë 20-30 % e do e zbus gjendjen, nuk do e zvogëlojë ndotjen por do e zbus dhe me këta përbërës rrugët duhet të lahen më shpesh.

Çfarë masash duhet të ndërmerren që Tetova të jetë një qytet i pastër?

Arianit Xhaferi- Plani operativ i Jugohormit është se ky gjigant në ajër lëshon 30 ton pluhur në ditë, nëse do vendoseshin filtrat skenari më i “keq” do të jetë vetëm 80 kg pluhur në ajër. Ne kemi kërkuar nga qeveria që nëse është e nevojshme të subvenciononte në vendosjen e filtrave, pra le të merr mjete nga buxheti, nga taksa paguesit dhe le t’i ndihmojë fabrikës që të vendos filtra dhe të modernizohet. Për deri sa harxhon miliona për gjëra të panevojshme si statuja, hero në kalë etj, më mirë do jetë që ato para të investohen në modernizimin e komplekseve industriale. Nuk është vetëm Tetova, por ka edhe qytete tjera ku fabrikat ndotin dhe ne kemi sugjeruar që shteti të investojë në modernizimin e këtyre kapaciteteve. Nuk jemi për mbylljen e fabrikave, por në anën tjetër nuk jemi edhe për atë të punojnë si tani. Mak stil u tregua si një rrëfim i suksesshëm sepse ai nga qeveria u detyrua që të vendos filtra dhe ju dha afat 6 mujor që të vendos filtra, në të kundërtën ata do të ishin jashtë biznesit. Gjashtë muaj u mbyll fabrika dhe për gjashtë muaj ata punuan intensivisht për të vendosur filtra, me këtë askush nuk e humbi vendin e punës madje janë shtuar vendet e punës. Jugohromit duhet t’i jepet rasti i njëjte të mbyllet deri sat ë filtrohet me kusht që ju do e mbyllni fabrikën, do vendosni filtra dhe më pas do e hapni sërish. Një masë tjetër është investimi në ndërtimin e vend-parkingje, në sjelljen e transporti publik për të zvogëluar numrin e makinave, ndërsa sa i përket ngrohjes së amvisërive kjo do merr kohë sepse në Tetovë nuk ka nxehje qendrore. Pastaj masakrimi i pyjeve të cilat po priten pa kriter dhe ne dihet mire se para disa muajve kishim vërshimet e gjitha kjo si rezultat i prerjes së drunjve. Sipas tij një studim i kryer në Kinë tregonte ndërlidhjen e ndotjes së ajrit me vërshimet, dhe prezenca e grimcave në ajër ndikon në presionin e ujërave nëntokësor dhe më pas vërshojnë. Tetova nuk mund të vërshohet me vetëm 30 minuta shi, por ka gjasa ose rrezik që të kenë shpërthyer ujërat nëntokësor dhe ne nuk e dimë arsyen e vetme.

Çfarë aktivitetesh do të ndërmerrni tani e tutje?

Arianit Xhaferi- Kemi nisur aktivitetin e aktivistëve vullnetar ku kemi kërkuar që vullnetarët t’i bashkohen Eco Gueriles, dhe për disa ditë kemi diku mbi 400 vullnetar. Ata janë të gatshëm të punojnë vullnetarisht për të mirën e këtij qyteti. Do të organizojmë disa aktivitete të cilat do të ndikojnë në rritjen e revoltës dhe të vetëdijes sepse revolta na duhet. Çdo ditë marrim mesazhe ku njerëzit kërkojnë masa më radikale.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.