Vendimi për ndryshimet kushtetuese do të ketë ndikim ndaj ekonomisë

Vendimi për ndryshimet kushtetuese do të ketë ndikim ndaj ekonomisë

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në tërë botën por edhe në Maqedoni shumë punë varen nga politika, dhe se pa dyshim procesi politik i cili ka rëndësi të jashtëzakonshme për ardhmërinë e Maqedonisë lidhet me integrimet në BE dhe NATO gjithsesi ka ndikim ndaj ekonomisë.

 

“Fillimisht, ka pasur ndikim gjithkund në të gjitha vendet që janë bërë anëtare të NATO-s dhe BE-së, do të ketë ndikim edhe ndaj nesh. Nëse Parlamenti i Maqedonisë sjell vendim pozitiv dhe si duhet të jemi të mençur dhe t’i mbledhim frytet ekonomike nga vendimet e tilla. Nëse Parlamenti i Maqedonisë nuk sjell vendim, atëherë me siguri do të ketë ndikim ndaj jetës në Maqedoni. Thash, nëse nuk ka vendim, përgjegjësinë duhet ta mbajë shteti, nëse ka vendim edhe për atë duhet të mbahet përgjegjësi për sukseset ekonomike të cilat duhet të arrihen. Mbetem optimist se Parlamenti i Maqedonisë do të gjejë fuqi”, tha Zaev në pyetjet e gazetarëve.

Potencoi se rrumbullakësimi i këtij kapitulli të rëndësishëm me ndryshimet kushtetuese në kontekst të së cilës është edhe takimi i sotëm me Kasamin, ndërsa të cilin Maqedonia e pret 27-28 vjet nga pavarësimi i saj, nëse jemi të mençur dhe të gjitha resurset i orientojmë këtu qytetarët dhe vendi do ta ndjejnë përfitimin ekonomik.

Zaev konfirmoi se pasdite në orën 16 në Qeveri do të realizojë takim me Bilall Kasamin nga Besa, në suaza të konsultimeve me partitë politike për sigurimin e shumicës prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese.

“Dy partitë opozitare nga blloku shqiptar deri tani kanë qenë konstruktiv në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Një pjesë e sugjerimeve të tyre janë inkorporuar. Pres nga Kasami të dëgjojë çfarë e shqetëson Besën, votuesit dhe mbështetësit e saj”, tha në konferencën e sotme për media Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ai potencoi se bisedon me të gjitha partitë politike pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë, në, siç tha funksionin e pranimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Takimi i sotëm me Kasamin është dakorduar para Vitit të Ri. Të gjitha partitë politike fuqishëm e mbështesin procesin e integrimeve euro dhe euroatlantike, por me ato do të bisedojmë dhe për ato punë për të cilat kanë rezerva”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Please publish modules in offcanvas position.