Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend

Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend

Ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës kaluan edhe në fazën e tretë finale sonte në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pasi që paraprakisht seanca tre ditë ishte caktuar, derisa kryeministri Zoran Zaev negocionte me Besën e Bilall Kasamit, rreth kërkesave të tyre lidhur me ndryshimet.

 

Deputetët me shumicë prej dy të tretave sonte në suaza të seancës së 75-të i konfirmuan propozim amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa oastaj edhe i shpallen. Miratohet dhe shpallet edhe Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve.

Në seancë nuk mori grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Qeveria pranoi pjesërisht dy amendamentet e ndryshuara. I pari është për amendamentin XXXIV të Kushtetutës dhe me të Preambula e Kushtetutës do të jetë “qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas dhe pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerë”. Me amendamentin e pjesshëm të amendamentit XXXVI të Kushtetutës teksti i ri do të jetë “Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe për një pjesë pjesë të popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerë dhe i kultivon edhe i avancimin lidhjet me atdheun”.

Shtetësia mbetet maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është pranuar amendamenti o Ligjit kushtetues me të cilin përcaktohet shtetësia maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sqarohet si do të jetë për qytetarët shqiptarë në gjuhën shqipe dhe do të përcaktohet në të gjitha ligjet ku nevojitet.

Please publish modules in offcanvas position.