Osmani, Taravari, Nikolovski, Remenski dhe Gjorçev të ftuar në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve

Osmani, Taravari, Nikolovski, Remenski dhe Gjorçev të ftuar në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve

Mëngjesin kombëtar i lutjeve mbahet çdo të enjten e parë në muajin shkurt, edhe atë që nga viti 1953 ku të pranishmëve u drejtohet presidenti i Amerikës.

 

Nismëtar i ngjarjes është Abraham Wereida, një metodist me origjinë norvegjeze. Rreth 3,500 mysafirë marrin pjesë në mëngjesin që shtrohet në hotelin “Hilton” në Uashington, të cilët kryesisht janë figura të shquara, respektivihst presidentë, kryeministra, politikanë, biznesmenë, udhëheqës fetarë.

Këtë vit, eventi do të mbahet më 7 shkurt dhe të ftuarit pritet të angazhohen për bashkëpunim, miqësi dhe mirëqenie, si dhe për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet globale dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë bashkëkohore.

Prej Maqedonie në lutjet e mëngjesit do të marrin pjesë zv/kryeministri Bujar Osmani, nënkryetari i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski, deputetët Frosina Remenski dhe Vllatko Gjorçev si dhe sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari.

Please publish modules in offcanvas position.