Zaev pret ratifikim të Marrëveshjes së Prespës dhe Protokollit për në NATO

Zaev pret ratifikim të Marrëveshjes së Prespës dhe Protokollit për në NATO

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pret që Marrëveshja e Prespës deri në fund të kësaj jave të ratifikohet në Parlamentin grek, ndërsa deri nga mesi i shkurtit të miratohet edhe Protokolli për anëtarësim në NATO.

 

Në intervistën e mbrëmshme për Alsat-M, Zaev tha se është optimist që pas mbështetjes së marrë në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe politikë të jashtme, Marrëveshja do të miratohet edhe në seancë plenare.

Ai shpreson se deri nga mesi i shkurtit në Parlamentin grek do të përfundojë edhe ratifikimi i Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO, me të cilin hyjnë në fuqi të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, si dhe ndryshimet bëra kushtetuese në vend dhe përdorimi i emrit të ri Republika e Maqedonisë Veriore.

Zaev pret gjatë votimit për protokollin për NATO-n, forcat politike në Parlamentin grek të jenë unike dhe të japin mbështetje unanime, me të cilën do të dërgojnë sinjal të fuqishëm deri te “Republika e Maqedonisë Veriore” se Greqia është vendi i parë nga Aleanca i cili me konsensus e ratifikon Protokollin për anëtarësim.

Pas përfundimit të gjithë procesit Zaev pret të realizojë takim me Aleksis Ciprasin në Shkup apo në Athinë, që edhe njëherë qytetarëve t’u konfirmojë se do të ketë përfitime të mëdha nga Marrëveshja e Prespës.

Please publish modules in offcanvas position.