Bullgaria ka miratuar aderimin e Maqedonisë në NATO

Bullgaria ka miratuar aderimin e Maqedonisë në NATO

Qeveria e Bullgarisë ka miratuar propozim Protokollin e Marrëveshjes Veriatlantike për aderim të Maqedonisë në NATO, transmeton gazeta Koha.

 

Me të njëjtin vendim, Këshilli i ministrave ka autorizuar administratorin e përkohshëm të Delegacionit të përhershëm në NATO të nënshkruajë protokollin për aderim, informojnë mediat bullgare.

Pasi ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë protokollin, do të vijojë miratim i dokumentit në parlamentet nacionale të shteteve. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë.

Procesi i ratifikimit të protokollit do të jetë i shpejtë. Maqedonia do të mund të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin që do të mbahet në qershor.

Please publish modules in offcanvas position.