LAJMËRIM I RËNDËSISHËM I GAZETËS ZAMAN MAQEDONI PËR OPINIONIN PUBLIK...

LAJMËRIM I RËNDËSISHËM I GAZETËS ZAMAN MAQEDONI PËR OPINIONIN PUBLIK...

Me shumë keqardhje i kemi pranuar deklaratat  e pabaza të Ambasadës së Turqisë për ndihmën që morri gazeta Zaman Maqedoni, e cila gati se 25 vjet funksionon në Maqedoni në dy gjuhë edhe atë në dy gjuhë, turqisht dhe shqip.

Duke marrë 15 Korrikun dhe përpjekjen për grusht shtet me plotë pikëpyetje si pretekst, përpjekjet për ta linçuar gazetën Zaman Maqedoni nuk janë asgjë tjetër përveç se një gjendjeje çmendurie. Teoritë e Qeverisë turke për përpjekjen e grusht shtetit nuk është pranuar nga ana e asnjë Gjykate të Pavarur Ndërkombëtare, dhe hetimi i së njëjtës nga ana e një Komisioni Ndërkombëtarë vazhdimisht është refuzuar. Përpjekja për linçimin e gazetës Zaman Maqedoni, e cila nuk ka asnjë lidhje logjike me grushtin e shtetit në Turqi tregon qartë se pafajësinë e mijëra njerëzve që sot gjenden nëpër burgjet e  Turqisë.

Sidomos, deklaratat e tilla se Qeveria e Maqedonisë me përkrahen financiare që ia ka dhënë gazetës tonë është duke e përkrahur terrorizmin, janë deklarata që nuk i besojnë as edhe vet ata që e kanë bërë atë.

Gazeta Zaman Maqedoni, plot 25 vjet është duke funksionuar me qëllim që t’i informoj qytetarët dhe është duke i respektuar të gjitha ligjet e Maqedonisë që kanë të bëjnë me etikën gazetareske. Gjegjësisht edhe vendimi për të aplikuar për ndihmën e hapur për opinionin publik ishte bërë pikërisht për këtë arsye. Pas hetimeve të bëra më vonë nga ana Komisionit Qeveritar është aprovuar se gazeta jonë i përmbushte të gjitha kriteret e nevojshme për të marrë këtë ndihmë.

Pas një fushate të paparë të linçimit ndaj gazetës tonë, ne si gazetë morëm vendim të njëanshëm që të heqim dorë dhe të kthejmë ndihmën financiare që kishte paraparë Qeveria e Maqedonisë. Politika redaktuese e gazetës Zaman Maqedoni, duke marrë parasysh përbërjen shumë etnike të vendit gjithmonë ka ndjekur një politikë gjithëpërfshirëse dhe pajtuese duke tentuar çdo herë që të gjitha palët t’i afroj me njërin-tjetrin. Për shkak të një politike të tillë redaktuese të gazetës sonë ne nuk duam dhe nuk do të jemi aspak shkas për zgjerimin e tensioneve mes dy shteteve miq, asaj të Maqedonisë Demokratike dhe të Turqisë.

Gazeta Zaman informon opinionin të respektuar.

Please publish modules in offcanvas position.