Hahn: Nënshkrimi i protokollit është kontribut për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Hahn: Nënshkrimi i protokollit është kontribut për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka përgëzuar për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

 

“Ju përgëzojmë. Një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë”, shkruan Hahn në Twitter.

 Sot në selinë e NATO-s në Bruksel u nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Please publish modules in offcanvas position.