Sllovenia nesër, Shqipëria të enjten do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Sllovenia nesër, Shqipëria të enjten do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Në seancë të jashtëzakonshme, nesër paradite Parlamenti i Sllovenisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në kuadër të cilës do të mbajë fjalim edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni.

 

“Ne u përgatitëm që fjalimi i kryetarit të Kuvendit të jetë të martën paradite, edhe i njëjti të jetë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, në të cilën Sllovenia do ta ratifikojë protokollin për hyrje të Maqedonisë në NATO, nën supozimin ratifikimi fillimisht të ndodh në Parlamentin e Greqisë. Mendoj se mundemi të jemi optimistë, gjithçka që deri më tani është planifikuar në dy vitet e fundit për hyrje të Maqedonisë në NATO, është realizuar, edhe pse në një moment ajo dukej si shumë optimiste”, deklaroi javën e kaluar ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.

Komisioni për Ligje të Kuvendit të Shqipërisë njëzëri e ka miratuar protokollin i cili e ka hapur rrugën ratifikim të Protokollit, ndërkaq votimi në seancë plenare në shtëpinë legjislative në Tiranë do të jetë të enjten, kur njëkohësisht pritet që pa probleme të votohet njëzëri pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e re e NATO-s.

Pritet që Talat Xhaferi të marrë pjesë edhe në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Të premten e kaluar Kuvendi i Greqisë e ka ratifikuar e para Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, dy ditë pas solemnitetit në selinë e Aleancës në Bruksel.

Please publish modules in offcanvas position.