Bullgaria ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Bullgaria ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Me 140 vota “për” Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

“Për” votuan nga GERB, Patriotët e Bashkuar, DPS, Vullneti i deputetëve të pavarur. Ratifikimi kaloi pa praninë e të majtëve në seancën plenare.

 Protokolli për anëtarësimin në NATO u nënshkrua në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për emrin.

Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e plotë e NATO-s.

Rafitikimi i protokollit më herët është bërë edhe nga Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria.

Please publish modules in offcanvas position.