LAJMËRIM I RËNDËSISHËM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA GAZETA ZAMAN MAQEDONI

LAJMËRIM I RËNDËSISHËM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA GAZETA ZAMAN MAQEDONI

Gazeta Zaman Maqedoni, për më shumë se një çejrek shekull duke kultivuar politka paqësore dhe të pajtimit mes palëve, ka mbledhur pëlqimin e të gjitha palëve në vend.

 

Në një kohë kur mediet e shtypit janë duke përjetuar një kolaps, Qeveria e Maqedonisë me subvencionimet që I startoi nga viti I kaluar, ka filluar t’i përkrah mediet që i përmbushin kushtet e nevojshme. Gazeta Zaman Maqedoni morri vendin e saj si një ndër 11 mediet e shtypura që i përmbushnin këto kushte duke e fituar të drejtën për tu subvencionuar.

Mirëpo më vonë, para syve të opinionit ndodhën disa gjëra të papritura. Siç mund t’ju kujtohet, pas kërcënimeve të Ambasadës së R. të Turqisë në Shkup duke i shkelur të gjitha normat diplomatike, gazeta Zaman Maqedoni njëanshëm hoqi dorë nga subvencionimi i qeverisë për mediet e shtypura.

Me vazhdimin e tentimeve për linçim në fusha të ndryshme, ne si Zaman Maqedoni kemi marrë vendim që të ndërpresim shtypjen e gazetës, e cila në Maqedoni është botuar plot 25 vjet pa asnjë ndërprerje. Gazeta e shtypur javore në Turqisht dhe revista e shtypur mujore në Shqip ditët në vijim për herë të fundit do tu dërgohet lexuesve të gazetës dhe të revistës.

Gazeta Zaman Maqedoni, si nevojë e orientimit që kanë marrë mediet në kohët e fundit, do të vazhdoj rrugën e saj si portal online.

Duke e përdorur rastin, dua që t’i falënderojmë të gjithë lexuesit e gazetës Zaman edhe përpos të gjitha tentimeve për të njollosur dhe degraduar gazetën tonë.

Dhe sidomos dua të falendëroj Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë si dhe Asociacionin për Mbrojtjen e Mediave të Shtypura për përkrahen që ia dhanë gazetës Zaman Maqedoni në ngjarjet e fundit.

Falënderojmë përzemërsisht edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe Qeverinë e saj, për sigurimin e një atmosfere të lirë dhe demokratike për mediet në vend gjatë këtyre 25 viteve.

Drejtor - Kryeredaktor: Memet Emin Çoban

Please publish modules in offcanvas position.