Dullovi: Mediat e shtypura fillojnë fushatën kundër gjuhës së urrejtjes

Dullovi: Mediat e shtypura fillojnë fushatën kundër gjuhës së urrejtjes

Asociacioni i Mediave të Shtypura në Maqedoni (AMSHM) këto ditë pritet që të fillojë fushatën kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe opinionin e gjërë, këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij Asociacioni dhe botuesi i gazetës KOHA, Lirim Dullovi, në edicionin e lajmëve të TV1, ku ishte i ftuar për të folur edhe për aktualitetin politik në vend dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

 

“Zhvillimet e fundit në vend imponojnë që të fillohet me një fushatë kundër gjuhës së urrejtjes. Asociacioni i Mediave të Shtypura në Maqedoni, është i përbërë nga 16 anëtar, media të shtypura në nivel nacional dhe lokal, që botohen në disa gjuhë: shqip, maqedonisht, turqisht, gjuhën vlehe, rome etj. Me këtë fushatë do të bëjë thirrje për rritjen e vetdijes së qytetarëve, për liri të shprehjes pa manifestuar gjuhë të urrejtjes. Kjo fushatë do të realizohet nëpërmjet publikimeve çdo ditë në të gjitha mediat e shtypura, por edhe në formë elektronike po në këto media”, informojë kreu i AMSHM, Lirim Dullovi.

Ai bëri të ditur se kjo fushatë bëhet me vetëinicativë të AMSHM dhe nuk është e mbështetur nga një donatorë i jashtëm.

“Ne jemi të vëtdijshëm se gjuha e urrejtjes është shumë e përhapur. Nëse duhet diçka të bjëmë si media të shtypura, duhet që të fillojmë nga vet ne, të mos i japim hapësirë në mediat tona, as në artikujt e temat e gazetarëve, por as në rrjetet sociale të mediave”, theksoi Dullovi. (koha.mk)

Please publish modules in offcanvas position.