Osmani–Maasikas: Estonia është shembull për tregimin e Evropës së suksesshme drejt të cilës synon edhe Maqedonia e Veriut

Osmani–Maasikas: Estonia është shembull për tregimin e Evropës së suksesshme drejt të cilës synon edhe Maqedonia e Veriut

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Zëvendësministrin për Çështje Evropiane të Republikës Estonisë, Mati Maasikas i cili për vizitë pune qëndron në vendin tonë.

 

Zëvendëskryeministri Osmani, fillimisht shprehu falënderim bashkëbiseduesit të tij Zëvendësministrit Maasikas për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e vendit të tij për aspiratat për anëtarësim në Union të vendit tonë, si dhe mirënjohje për atë që Republika e Estonisë është vend promotor për procesin e zgjerimit të BE-së.

“Estonia është tregim i Evropës së suksesshme, model nga e cila Maqedonia e Veriut merr përvojë, dhe mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka rëndësi të veçantë për integrimet tona evropiane”- theksoi Osmani.

Osmani prezantoi dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, në veçanti në fushat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, reformave të administratës publike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Presim raport edhe më të mirë për progresin e vendit që do të reflektojë momentumin reformues në vend, së bashku edhe me një rekomandim që do të jetë bazë për konfirmimin e vendimit të Këshillit të BE-së në qershor, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut” – shtoi Osmani, ku dhe kërkoi mbështetje të drejtpërdrejtë nga bashkëbiseduesi i tij në periudhën kyçe që kemi përpara.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan edhe bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve duke u dakorduar se e njëjta do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e pasur parasysh rëndësinë e kësaj ndihme në periudhën kyçe që kemi përpara.

Please publish modules in offcanvas position.