Mali i Zi nesër ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Xhaferi në vizitë zyrtare

Mali i Zi nesër ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Xhaferi në vizitë zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Malin e Zi, ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Malit të Zi, që është paralajmëruar për më 01 mars 2019.

 

Në kuadër të vizitës do të ketë edhe takim bilateral me mikpritësin e tij, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

 Përveç Malit të Zi, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë nënshkruar Greqia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa i njëjti duhet të ratifikohet nga gjitha vendet-anëtare të NATO-s.

Please publish modules in offcanvas position.