Lika-Dedaj: Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ndihmon në thellimin e bashkëpunimit

Lika-Dedaj: Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ndihmon në thellimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Kosovës Gjergj Dedaj.


Ambasadori Dedaj përgëzoi zëvendëskryeministrin Lika për hapat historike që Republika e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë.

Fillimisht ai përmendi hapin historik të Marrëveshjes së Prespës, si një indikator thelbësor në integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike. Bashkëbiseduesit theksuan se Marrëveshja e Prespës ka rëndësi të veçantë në konsolidimin e proceseve në rajon si dhe përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Njëherit, Dedaj përshëndeti zv.kryeministrin Lika për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që paraqet rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, por edhe do të shërbejë në konsolidimin e marrëdhënieve ndëretnike në shtet dhe më gjerë. Gjithashtu ai përmendi edhe mundësinë për shkëmbimin e metodave për implementimin e ligjit për përdorimit të gjuhëve të cilat janë përdorur në Republikën e Kosovës.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e proceseve dhe projekteve të cilat do të ndihmojnë në afrimin e shqiptarëve, si dhe do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave në sfera të ndryshme të cilat do ndikojnë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve në dy shtetet.

Në këtë aspekt, realizimi i mbledhjes së përbashkët qeveritare mes dy shteteve do të ndihmojë në përafrimin dhe forcimin e bashkëpunimit për një përfaqësim të denjë, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për zbatimin e MO-së.

Please publish modules in offcanvas position.