Maqedoni, më shumë se 100 organizata kërkojnë miratimin e menjëhershëm të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi

Maqedoni, më shumë se 100 organizata kërkojnë miratimin e menjëhershëm të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi

Përfaqësues të organizatave qytetare, shoqata dhe platforma sot para Kuvendit kanë protestuar, me çka kanë kërkuar që Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi të miratohet në seancën e sotme.

 

Ata thanë se ligji për më shumë se tetë muaj është bllokuar në Kuvend dhe shtuan se me këtë Kuvendi ka treguar se qytetarët nuk i ka prioritet.

 Qeveria e Maqedonisë propozim-ligjin për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi i miratoi në qershor të vitit të kaluar, dhe prej atëherë ka qenë në procedurë kuvendore.

Me ligjin e ri rregullohet parandalimi dhe ndalimi i diskriminimit, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe përbërjen dhe punën e Komisionit për parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë parimin e barazisë, parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Please publish modules in offcanvas position.