Osmani: Maqedonia e Veriut është tregim i bukur

Osmani: Maqedonia e Veriut është tregim i bukur

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të vendeve kandidatë për anëtarësim në BE, së bashku me Ministra dhe Sekretar shtetëror për Çështje Evropiane të vendeve – anëtare të Bashkimit Evropiane që u mbajt në Bukuresht, në kuadër të kryesimit të Rumanisë, si një nga stacionet rrugore para Samitit të madh përkushtuar ardhmërisë së Evropës që do të mbahet në Sibiu të Rumanisë më
9 Maj.

 

Në takim u diskutua për perspektivat e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si pjesë e rëndësishme në krijimin e ardhmërisë evropiane, si dhe u këmbyen përvoja mes vendeve kandidatë në aspektin e sfidave me të cilat ballafaqohen në procesin para-aderues.

 “Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i Ballkanit – vend që nuk ka çështje të hapura me fqinjët, me stabilitet të brendshëm – politik dhe stabilitet etnik, e cila është në rrugë të sigurt të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s si dhe presim edhe fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian këtë vit”, theksoi Osmani, duke potencuar këtë sukses si pjesë e momentumit të ri Evropian të Ballkanit, integrimi i të cilit në BE do të thotë sukses, i politikës së zgjerimit të BE-së dhe do të kontribuojë në krijimin e një Evrope stabile, të sigurt dhe prosperuese.

Please publish modules in offcanvas position.