OSBE-ja nis vëzhgimet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

OSBE-ja nis vëzhgimet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

11 ekspertë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së do të kenë nën “thjerrëz” zgjedhjet presidenciale të 21 prillit dhe 5 majit. Duke filluar nga 20 marsi në të gjithë vendin do të shpërndahen ekipe, të përbëra nga dy vëzhgues.

 

Monitorimi do të përfshijë: mbulimin mediatik të fushatës, regjistrimin e votuesve, atë të kandidatëve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse qeveritare, legjislacionin që ka të bëjë me zgjedhjet dhe zbatimin e tij. Misioni vëzhgues i OSBE-së do të takohet me përfaqësues të autoriteteve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Qëllimi i monitorimit të zgjedhjeve është që të njëjtat të realizohen në frymë demokratike, tha shefja e misionit vëzhgues Corien Jonker.

"Do të vëzhgojmë administratën zgjedhore në nivele të ndryshme, regjistrimin e votuesve dhe të kandidatëve, fushatën dhe financimin e saj si dhe ambientin e fushatës. Nuk na interesojnë rezultatet e zgjedhjeve, por cilësia e tyre, drejtësia dhe pa anshmëria"- deklaroi Corien Jonker- Shefe e Misionit të OSBE-sË në Shkup.

Ky mision do të publikojë një raport të përkohshëm gjatë punës së tij, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve do të publikohet raport ku do të pasqyrohen përfundimet paraprake. Misioni i OSBE-së dhe ai i ODIHR do të veprojnë veçmas dhe në mënyrë të pavarur, në kuadër të mandatit të tyre. Ndërkohë siç njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, vetëm tre nga nëntë kandidatë do të hyjnë në garën për President të vendit në zgjedhjet e 21 Prillit. KSHZ-ja ka konfirmuar se Gordana Siljanovska- Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka në afatin e paraparë kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.