Stoltenbegr: NATO kërkon nga qeveria e Zaevit, ti kryejë në kohë reformat

Stoltenberg: NATO kërkon nga qeveria e Zaevit, ti kryejë në kohë reformat

Kryeministri Zoran Zaev, pas takimeve në selinë e Bashkimit Evropian, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe e konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj synimeve dhe vlerave të Aleancës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Kryeministri konfirmoi se Maqedonia e Veriut është e vendosur për ta arritur qëllimin prej dy për qind nga BPV-ja për mbrojtjen, siç kërkohet nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës. “Në vitin 2018 e kemi rritur buxhetin e forcave tona mbrojtëse për 14 për qind dhe mbesim të përkushtuar për ta realizuar synimin tonë dhe më së voni deri në vitin 2024 të sigurojmë dy për qind nga BPV-ja jonë të shkojnë për forca bashkëkohore të armatës, të cilat në çdo pikëpamje do të jenë të barabarta me aleatët e tyre”, tha Zaev pas takimit me Stoltenberg. Rritja e buxhetit për forcat ushtarake është një ndër obligimet që i kanë ndërmarrë të gjitha vendet anëtare të Aleancës që në vitin 2014, angazhim që e konfirmuan në Samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Bruksel. Kjo, tha kryeministri, do të thotë edhe rritje të pjesëmarrjes në misionet ushtarake të Aleancës, theksoi kryeministri. “Ky synim i yni do të na ndihmojë ta rrisim pjesëmarrjen tonë në misionet e kryesuara nga NATO-ja, si dhe pjesëmarrja jonë në komandor dhe strukturat politike të Aleancës. Ky është prioritet për ne kur bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës. Jemi të gatshëm të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjithë aleatët tanë të NATO-s për ta ndërmarrë pjesën tonë nga obligimet e përbashkëta dhe përgjegjësitë si anëtarja e 30-të për të siguruar kontributin tinë për formimin e mëtutjeshëm të rajonit për një rajon të qetë, të sigurt dhe me prosperitet”, deklaroi Zaev. Ai i siguroi aleatët se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar t’i mbrojë edhe vlerat ndaj të cilave bazohet Aleanca Veriatlantike, si dhe të kontribuojë për stabilitet rajonal.

Please publish modules in offcanvas position.