Ambasadori bullgar Angel Angelov, vizitoi Tetovën

Ambasadori bullgar Angel Angelov, vizitoi Tetovën

Sot prita në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend z. Angel Angelov, tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Së bashku shqyrtuam mundësinë e bashkëpunimit dhe realizimit të programeve kooperative në kuadër të iniciativës Town Twinning me qytete nga Republika e Bullgarisë.

Gjithashtu diskutuam edhe rreth iniciativave për funksionalizimin e korridorit 8, që paraqet një mundësi zhvillimore ekonomike për komunën e Tetovës, si pjesë e këtij korridore i cili do të lidh portin e Durrësit me atë të Burgasit.
Biseduam edhe për mundësinë që me përkrahje të Ambasadës Bullgare në vend të ndërtojmë dhe funksionalizojmë një Qendër për Fëmijët me autizëm, sipas shembullit të Qytetit të Shkupit dhe Ohrit!

Please publish modules in offcanvas position.