Komiteti i përbashkët parlamentar BE- Maqedonia e Veriut do të kërkojë fillimin e negociatave në qershor

Komiteti i përbashkët parlamentar BE- Maqedonia e Veriut do të kërkojë fillimin e negociatave në qershor

Në Parlamentin Evropian në Strasburg sot mbahet takimi i 16-të i Komitetit të përbashkët parlamentar Bashkimi Evropian-Republika e Maqedonisë së Veriut, i fundit nga kjo përbërje të Parlamentit Evropian, Komitetin e përbashkët parlamentar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle.

Në delegacionin kuvendor ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska. Ata së bashku me kolegët nga Parlamenti Evropian do të kenë shkëmbim të mendimeve me përfaqësues të Qeveisë, të prezantuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe të Komisionit Evropian dhe Dejvid Kulen, përgjegjës pët dosjen e Maedonisë në KE. Zëvendësminitri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, në suaza të vizitës në Parlamentin Evropian në Strasburg, ka pasur disa takime me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike. Në takimet me eurodeputetin Eduard Kukan (EPP Sllovaki) dhe Ivo Vajgëll (ALDE, Slloveni) të cilët janë raportues për shtetin tonë, ai u takua edhe me Ilhan Kjuçuk (ALDE, Bullgari), Kati Piri (SD, Holandë) dhe Viktor Boshtinaru (SD, Rumani), ndërsa tema kyçe ishin dinamika e zbatimit të prioriteteve reformuese kyçe, ngjarjet e brendshme politike, si dhe sfidat me të cilat përballet BE-ja për momentin.

Please publish modules in offcanvas position.