Pres-konferencë e kryeministrave Zaev dhe Cipras

Pres-konferencë e kryeministrave Zaev dhe Cipras

Në Qeveri po vijon pres konferenca e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Të dy kryeministrat paraprakisht patën bisedime tet-a-tet, ku më pas u mbajt edhe mbledhja e Këshillit të lartë për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Zaev dhe Cipras dhe ministrat e të dy qeverive nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim intensiv, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Cipras i cili qëndron për vizitë në Shkup, vizitë kjo e para për një kryeministër grek, do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

Pasdite do të mbahet edhe Forumi i Biznesit, në të cilin do të mbajnë fjalim të dy kryeministrat.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.