Edhe Sllovakia e ratifikoi sot Protokollin për NATO-n

Edhe Sllovakia e ratifikoi sot Protokollin për NATO-n

 Pas  Polonisë edhe Parlamenti sllovak  sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Me këtë Sllovakia  është vendi i 11 anëtar i NATO-s që e ratifikon Protokollin.

“Parlamentet e Polonisë dhe të Sllovakisë e kanë ratifikuar protokollin për  inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po shkojmë hap pas hapi  drejt qëllimit – Republika e Maqedonisë së Veriut , anëtare e NATO-s!” publikoi sot në profilin e saj në Fejsbuk Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Paraprakisht sot Parlamenti i Polonisë e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pro ratifikimit të Protokollit kanë votuar 388 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

E para që e ka ratifikuar Protokollin ishte  Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania dhe Danimarka.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.

 

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.