Janë numëruar mbi 90 për qind e votave: Pendarovski 42,67 për qind, Siljanovska 42,18 dhe Reka 10,84 për qind

Janë numëruar mbi 90 për qind e votave: Pendarovski 42,67 për qind, Siljanovska 42,18 dhe Reka 10,84 për qind

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 91,03 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,67 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,18, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,84 për qind.

E shprehur në vota të fituara, deri tani nga votat e numëruara për Pendarovskin votuan 282,662 qytetarë, për Siljanovskën 279.403, ndërsa për Rekën 71,805 qytetarë.

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 39,71 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 700 mijë qytetarë.

 

Please publish modules in offcanvas position.