Zaev dhe Tevdoski: BERZH është partneri ynë strategjik ekonomik për reforma

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është partneri ynë strategjik ekonomik për reformat dhe për krijimin e ekonomisë të qëndrueshme të tregut në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, tha kryeministri Zoran Zaev dhe ministrit të Financave Dragan Tevdovski të cilët sot morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të BERZH në kuadër të mbledhjeve vjetore të BERZH në Sarajevë, njoftoi shërbimi për media i Qeverisë.

 

Zaev dhe Tevdovski i vlerësojnë takimet si mundësi e shkëlqyer për ndërlidhje dhe prezantimin e mundësive të investimeve në vend, si dhe për të diskutuar projektet aktuale dhe të ardhshme të mbështetura nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Temat kryesore në të cilat diskutohet janë lidhja rajonale, rritja e konkurrencës dhe kapaciteteve të kompanive tona, rritjen e bashkëpunimit në tërë rajonin, digjitalizimin, infrastrukturën rrugore dhe infrastrukturën energjetike, të gjitha atë që do të thotë jetë edhe në vendin tonë Maqedoninë Veriore. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është investuese e 1.9 miliardë eurove në vendin tonë e cila zbaton mbi 150 projekte që e definojnë zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë prandaj është shumë e rëndësishme që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të thotë transferimin e njohurive, përvojave pozitive për realizimin e disa projekteve dhe njëkohësisht të inkurajojmë edhe procedura më të shpejta në pjesën e BERZH, praktika më të mira dhe në fund rritje dhe zhvillim i përshpejtuar i vendit tonë” , deklaroi kryeministri Zaev.

Ai nënvizoi se BERZH paraqet partner strategjik shumë të rëndësishëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë të Veriut që prej vitesh në zbatimin e reformave, në krijimin e ekonomisë të qëndrueshme të tregut dhe në përafrimin e vendit drejtë BE-së.

“Tërë ajo që po ndodh në Republikën e Maqedonisë Veriore, pas të gjitha marrëveshjeve politike, definitivisht e vendos vendin në një pozicion t’i maksimalizojë efektet e veta ta përshpejtoj rritjen dhe zhvillimin e saj, ta ulim papunësisë, t’i rrisim pagat e qytetarëve, ndërkaq BERZH mund të luaj rol të rëndësishëm. Fokusi ynë është që t’i motivojmë ata të plasojnë më shumë para në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për shkak se zhvillimin e vendit e shohim pikërisht nëpërmjet saj. Besoj se kjo do të ndodhë në periudhën e ardhshme përpara nesh në realizimin e investimeve të mëdha kapitale të tilla si infrastruktura rrugore, fazën e tretë hekurudhës, vazhdimi i projekteve siç janë gazifikimit, lidhja energjetike, burimeve të reja energjetike, si dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për qytetarët dhe për rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së Maqedonisë Veriore”, tha kryeministri Zaev.

Ministri Tevdovski njoftoi se në qershor në Këshillin e drejtorëve të BERZH duhet të miratohet një Strategji e re për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë Veriore nga viti 2019 deri në vitin 2024. Në strategjinë e re ekzistojnë disa projekte, të cilat duhet të mbështesin tre prioritete: mbështetjen e konkurrencës, përforcimin e integrimit rajonal dhe mbështetjen e përafrimit drejtë BE-së dhe orientimi drejtë ekonomisë së gjelbër, ka informuar Tevdovski.

Përmes projekteve në përputhje me prioritetin për mbështetjen e konkurrencës duhet të përmirësohen aftësitë e biznesit duhet të përmirësohen, qasja në punë për të rinjtë, gratë dhe popullsinë që jetojnë në zonat e pazhvilluara, si dhe të përmirësohet konkurrenca e sektorit privat. Për të përforcuar integrimin rajonal dhe për të mbështetur përafrimin drejtë BE-së, megjithatë do të zbatohen projekte me të cilat duhet të përmirësohet lidhja përmes investimit në infrastrukturën e transportit dhe energjisë, digjitalizimin dhe harmonizimin e praktikave të biznesit. Projektet për qëndrueshmëri energjetike dhe efikasitetit më të madh gjatë menaxhimit me resurset janë orientuar drejtë përforcimit të kapaciteteve të energjisë ripërtëritëse të rritet efikasiteti energjetik dhe efikasiteti i resurseve si dhe të përmirësohet infrastruktura ekologjike në nivel lokal dhe komunal.

“Realizimi i gjitha këtyre projekteve do të kontribuojë edhe për rritje të drejtë dhe të qëndrueshme ekonomike dhe do të kontribuoj për jetë më të mirë të qytetarëve”, deklaroi Tevdoski.

Please publish modules in offcanvas position.