Gardhi në kufi në shërbim të refugjatëve dhe banorëve lokal, por përjashton refugjatët ekonomik

Gardhi në kufi në shërbim të refugjatëve dhe banorëve lokal, por përjashton refugjatët ekonomik

Pas Hungarisë, Serbisë, Kroacisë edhe Maqedonia vendosi gardh rrethues në kufi me Greqinë

Dallimi mes gardhit kufitar të vendosur në  kufirin mes  Maqedonisë dhe Greqisë dhe atij të vendosur në Hungari nuk është i njëjtë. Gardhi kufitar i vendosur në Hungari është i përbërë prej zhiletëve mprehës, kurse gardhi në kufirin me Greqinë është i përbërë prej telave normal. Hungarezët për këtë gardh special që në vete përmban edhe zhiletë mprehës, fillimisht aplikuan në një ndërmarrje gjermane me emrin “Muratox”, mirëpo pronari i ndërmarrjes që ishte me prejardhje nga Turqia e refuzoi kërkesën e hungarezëve duke u arsyetuar se një akt i tillë është akt jonjerëzore, dhe se ndërgjegjja e njeriut nuk e lejon që ta bëj atë qoftë kjo edhe për  biznes. Gardhi i vendosur në kufirin e Maqedonisë me atë të Greqisë nuk bëhet me qëllim për të penguar kalimin e emigrantëve, por për një korridor më të sigurt dhe më të kontrolluar. Në lidhje me këtë çështje, ministri dhe njëkohësisht përgjegjësi për emigrantët në kufi në Gjevgjeli, Nikolla Todorov bëri të ditur se gardhi do të shërbej për të mirën e emigrantëve sepse do të jetë më i sigurt dhe më adekuat për ta kontrolluar. Njëkohësisht ai theksoi se vendimi është i marr nga BE-ja dhe nga shtetet e kufirit të gadishullit Ballkanik.

Regjistrimin e emigrantëve në kufirin Maqedoni-Greqi do ta bëj FRONTEX

Organizata për Sigurinë e Kufijve të Bashkimit Evropian (FRONTEX), në takimin me kreun grek ka marrë vendim për të zgjeruar veprimet në kufirin Greqi-Maqedoni. Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm në deklaratën e dhënë mes tjerash “ ka bërë të ditur se do t'i jap përkrahe FRONTEX në regjistrimin e emigrantëve që do të kalojnë në këtë kufi. Për të qenë puna edhe më efikase, numri i personelit për regjistrim do të vendoset në kufirin greko-maqedonas”.

Drejtori i FRONTEX, Fabrice Legeri në deklaratën e tij u shpreh se: “Shumë e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i të gjithë emigrantëve që do të hyjnë në kufijtë e BE-së. Emigrantët që do të kalojnë nga kufiri verior i Greqisë, por që nuk do t'i përvetësojnë dokumentet dhe regjistrimin e nevojshëm, do të regjistrohen në vijën kufitare greko-maqedonas edhe atë duke ua marrë gjurmët e gishtërinjve”. FRONTEX bëri të ditur se fluksi më i madh i emigrantëve vërehet në rajonin e detit Egje, dhe se në këtë rajon FRONTEX i posedon gjithsej 195 të punësuar që bëjnë regjistrimin e emigrantëve. Në muajin tetor FRONTEX kërkoi që të punësoj edhe 775 polic nga vendet anëtare për të bërë regjistrimin e duhur të emigrantëve. Shumica pra 600 prej tyre do të vendosen me detyrë në kufirin e Greqisë. Mirëpo deri tani nga shtetet anëtare kanë ardhur afër 500 policë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasov: “Emigrantët duhet të gostiten në mënyrë njerëzore”

oliver spasov 31bb7Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasov, i cili ishte në vizitë në vendkalimin kufitar greko-maqedonas në Gjevgjeli falënderoi të gjitha forcat policore të vendosur në vijën kufitare për punën e tyre të palodhshme dhe theksoi se në bashkëpunim me BE-në shpresohet që problemi me emigrantët të tejkalohet sa më herët. “Të gjithë kapacitetin tonë duhet ta përdorim për këtë punë, që nga njëra anë Maqedonia ta ruaj paqen në shoqëri dhe nga ana tjetër emigrantët të gostiten në mënyrë njerëzore”, theksoi Spasov.

Sekretarja Shtetërore pran Ministrisë së Punëve të Brendshme, Anastasija Ilieska: “Kontrollet kufitare duhet të bëhen në kufirin e Greqisë”

Anastasija Ilieska 20fbcNë deklaratën e dhënë për Revistën “Zaman”, Sekretarja Shtetërore pranë MPB-së Anastasija Ilieska, bëri të ditur se gardhi i vendosur në vijën kufitare nga ana e Maqedonisë ka për qëllim të krijoj një korridor që do të rregulloj dhe të lehtësoj kalimin e emigrantëve dhe të mbrojë tokat e punuara të banorëve që jetojnë në vende rurale. Ajo theksoi se gardhi që do të vendoset jo vetëm që do të rregulloj kalimin e emigrantëve, por edhe do të lehtësoj regjistrimin e tyre: “Gardhi që do të vendoset në kufirin kalimtar në Maqedoni nuk do të jetë i tipit të Hungarisë, por i tipit Serbisë dhe të Kroacisë. Siç jemi të njoftuar, modeli i gardhit hungarezë në vete përmban edhe zhilet prerëse. Në një konferencë për emigrantët që u zhvillua në Kroaci, u vendos që emigrantët ekonomik të mos kenë qasje brenda kufirit të BE-së. Me këtë kuptohet se njerëzit që vijnë nga ato shtete të Lindjes së Mesme ku nuk zhvillohen luftëra, apo ku nuk ka rrezik jete nuk do të mund të hyjnë në kufirin e BE-së”, bëri të ditur Sekretarja Shtetërore Anastasija Ilieska. Ilieska gjithashu tha se BE-ja në kufirin grek dhe atë italian janë vendosur hotspota (pika kontrolluese), për të cilën BE-ja ka ndarë buxhet të veçantë, mirëpo Greqia akoma s'ka filluar me implementimin e saj. Greqia edhe pse një shtet anëtare e BE-së këtë klasifikim akoma nuk e bën, gjë e cila lejon që të gjithë emigrantët të kenë depërtim edhe në kufirin tonë. “Ne nuk do të bëjmë një klasifikim të tillë, do t'i lejojmë të gjithë emigrantët të kalojnë dhe të shkojnë në shtetin ku synojnë të shkojnë, mirëpo duke ua bërë të ditur se në shtetin final do të bëhen kontrollet e nevojshme dhe se nëse nuk vijnë nga shtetet ku zhvillohet lufta, ato do të kthehen në vendlindjet e tyre”, u shpreh Ilieska. Sipas saj ditët që vijnë do të jenë të vështira për emigrantët dhe sidomos për fëmijët. Ajo gjithashtu sqaroi se për kushte të rënda janë përgatitur kampe për kapacitete për mbi 2 mijë persona. Mirëpo, sipas Ilieskës emigrantët nuk dëshirojnë të qëndrojnë as edhe 2 orë në kufi, por synimi i tyre i vetëm është që të arrijnë sa më shpejtë në cakun e tyre finale. “Para disa javëve një grua emigrante iu përcaktua simptoma Hepatit B dhe mjekët i këshilluan që të qëndroj në spital për disa ditë, por ajo këtë gjë e refuzoi duke u arsyetuar se të vetmen gjë që e dëshiron është që të arrij në cakun final. Në përgjithësi, dëshira e të gjithëve është e njëjtë”. Ajo gjithashtu nënvizoi se gardhi i shtruar në kufi nuk do të bëj rrëmujë dhe nuk do të sjell probleme ngaqë shtetet që tani më i kanë vënë gardhet nuk janë duke përjetuar asnjë problem.

Presidenti George Ivanov sheh rrezik nga emigrantët

ivanov 121 ab00dPresidenti George Ivanov në një emision debativ në televizionin Kanal 5, theksoi shqetësimin e tij për shkak të gjendjes në kufirin jugor, sepse sipas tij në lindje policët dhe ushtria ballafaqohen me dhunë. Sipas tij, angazhimi i ushtarëve në kufirin jugor do të thotë harxhim të burimeve që duhet të përdoren në rreziqet me të cilët ballafaqohet edhe vet BE-ja. Ivanov gjithashtu bëri të ditur se në Siri kanë shkuar gjithsej 110 nënshtetas të Maqedonisë, prej të cilëve 69 janë kthyer përsëri në Maqedoni, kurse 25 të tjerë kanë humbur jetën në përleshjet e atjeshme. “Në vend që ato burime policët t'i përdorin përball ngjarjeve të padëshiruara të cilët posedojnë edhe nuancë rreziku, ato përdoren në ballafaqimin me krizën me emigrantët. Në takim me sekretarin gjeneral të OBSCE-së, përsëri e hapa çështjen programit të OBSCE-së për de-radikalizëm, ashtu që të rinjtë e Maqedonisë të mos kenë qasje në vendet ku është duke u zhvilluar lufta. Ndërsa për ato persona që do të kthehen nga lufta të ekzistoj program rehabilitues ose kundër radikalizmit të cilën rol e udhëheq OBSCE. Mirëpo, përgjegjësinë më të madhe këtu do ta mbart çështja e Shtetit Islam. Për këtë gjë realizova takime edhe me kryetarin dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Maqedoni”, tha Ivanov. Ai gjithashtu bëri të ditur se për këtë çështje në samitin për ekologji që u zhvillua në Paris të jetë takuar edhe me kancelaren Angela Merkel, e cila sipas tij ka premtuar përkrahjen e BE-së.

Ali Musliu ce973

Doc. Dr. Ali Musliu, ligjërues i të drejtave njerëzore pranë USHT-së: “Moslejimi i “emigrantëve ekonomik” paraqet shkelje e të drejtave njerëzore”

Gardhi në kufirin e Maqedonisë dhe “emigrantët ekonomik”

Vendosja e gardhit rrethues në Republikën e Maqedonisë, mund të arsyetohet në aspektin e sigurisë dhe të grumbullimit të refugjatëve me qëllim të regjistrimit të tyre sidomos pas akteve të fundit terroriste në Paris. Kufizimi dhe përcaktimi i rrethojës si vende të grumbullimit nuk paraqet shkelje si e tillë, por akti, trajtimi dhe intenca e moslejimin të ashtuquajturve “emigrantëve ekonomik” paraqet një shkelje eklatante e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Vendimi për ndalimin dhe kufizimin e refugjatëve, dhe lejimin e kalimit vetëm të atyre personave që vijnë nga vendet siç janë: Siria, Afganistani dhe Iraku, respektivisht ndalimin e atyre që nuk vijnë nga vendet e përfshira nga lufta, paraqet një shkelje drastike mbi të drejtat e njeriut dhe garantimin e sundimit të së drejtës.

Të drejtat e refugjatëve dhe statusi i tyre me normat ndërkombëtare dhe ato nacionale në Republikën e Maqedonisë

Për të sqaruar statusin e refugjatëve në rrafshin ndërkombëtar dhe atë nacional në Republikën e Maqedonisë, domosdoshmërish i referohemi “Konventës për statusin e refugjatëve”, nënshkruar në Gjenevë më 28.7.1951 dhe në "Protokollin për statusin e refugjatëve", nënshkruar në Nju-Jork më 31.1.1967 (heqja e kufizimeve gjeografike dhe kohore).

Termi "refugjat" duhet të zbatohet për çdo njeri i cili: për shkak të një frike të bazuar se mos përndiqet për shkak të racës, fesë, shtetësisë, përkatësisë të një grup të caktuar shoqëror apo mendimit politik, ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së tij/saj dhe nuk është në gjendje, ose për shkak të kësaj frike, nuk dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e atij vendi.

Vetë përkufizimi i mësipërm liston disa elementë, ekzistenca e të cilëve mundëson që individi të quhet refugjat. Kjo sepse në praninë e këtyre elementëve vërtetohet gjendja e tij e të qenit refugjat. Këto elementë i quajmë elementë të përfshirjes dhe ata studiohen veç e veç nga studiuesit e kësaj fushe të së drejtës: 1. frika e bazuar 2. përndjekja (se mos përndiqet) 3. arsyet e dhëna në përkufizimin e konventës (për shkak të racës, fesë, shtetësisë, përkatësisë të një grupi të caktuar shoqëror apo mendimit politik), 4. qenia jashtë vendit të origjinës (ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së tij/saj; 5. mungesa e mbrojtjes shtetërore (nuk është në gjendje, ose për shkak të kësaj frike, nuk dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e atij vendi).

Të drejtat e refugjatëve në Republikën e Maqedonisë?

Një nga të drejtat bazike të refugjatit është parimi i moskthimi (non – refoulement). Sipas Ligjit mbi azilin dhe mbrojtje të përkohshme në Republikën e Maqedonisë, parimi i moskthimit e ndalon shtetin që të kthejnë mbrapa, të dëbojnë ose ekstradojnë një person të caktuar në territoret ose shtetet ku ka dyshime të bazuara se atij i kërcënohet seriozisht jeta ose liria, për shkak të racës, besimit, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose për shkak të bindjeve të tij politike. Në rastin e Republikës së Maqedonisë klasifikimi i refugjatëve dhe emigrantëve ekonomik nuk korrespondon me ligjin në fjalë me që “kërkohet nga një refugjat për të cilin ka arsye të forta të mendohet se ai paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Maqedonisë apo i cili duke qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim veçanërisht të rëndë, paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Maqedonisë. Sipas Ligjit mbi azil dhe mbrojtje të përkohshme në Republikën e Maqedonisë, të drejtat e refugjatëve (grupimi i të drejtave dhe detyrimeve) sipas Konventës së 1951 u njihen të drejtat e njohur të huajve në përgjithësi, si: leje qëndrimi e posaçme; liri lëvizje; asistencë sociale, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dokument udhëtimi sipas Konventës së 1951, si bashkim familjar etj.