Stoltenberg letër Spasovskit: Të gjithë aleatët e NATO-s kanë ratifikuar dhe Protokolli ka hyrë në fuqi, Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s

Në një letër dërguar kryeministrit Oliver Spasovski sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shkruan se vendet-anëtare të Marrëveshjes Atlantike të Veriut kanë njoftuar Qeverinë e SHBA-së se ata e kanë pranuar dhe ratifikuar Protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, të nënshkruar më 6 shkurt të vitit 2019 në Bruksel dhe si rrjedhojë, Protokolli ka hyrë në fuqi.

“Në emër të të gjitha vendeve anëtare, kam nderin t’Ju informoj dhe t’Ju ftoj të bashkoheni me Marrëveshjen Atlantike të Veriut,” shkruan në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Sipas nenit 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s në datën e deponimit të instrumentit aderues në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time, si dhe kënaqësinë e të gjitha vendeve-anëtare të NATO-s, në lidhje me aderimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, shkroi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një letër sot drejtuar kryeministrit Oliver Spasovski.

Për letrën sot përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi edhe Spasovski. “NATO-ja edhe formalisht na njoftoi se të gjithë aleatët kanë përfunduar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë. Sot, qasemi drejt dërgimit të dokumentit tonë për ratifikim për Uashingtonin. Javën e ardhshme e njëjta do të dorëzohet në Uashington dhe me atë Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Spasovski.

“Këto janë momente të mëdha historike. Është plotësuar qëllimi strategjik i rëndësishëm për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, shtoi Spasovski.

Ndërkaq, presidenti Stevo Pendarovski sot do të nënshkruajë Instrumentin për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Marrëveshjes Atlantike të Veriut.

“Sot do ta nënshkruajë Instrumentin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Marrëveshjen Atlantike të Veriut, e nënshkruar më parë nga ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, bëri të ditur presidenti në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Theksi se nënshkrimi i instrumentit është hapi final për anëtarësimin në NATO.

“Në rrethana të jashtëzakonshme po e realizojmë një nga dy synimet më të rëndësishme strategjike të shtetit – anëtarësimin e plotfuqishëm në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë,” shtoi presidenti Pendarovski në postimin në Fejsbuk.

MK 67f94

Please publish modules in offcanvas position.