Zaev: Është marrë vendim, Maqedonia e Veriut fillon negociata për anëtarësim në BE

Është marrë vendim! Maqedonia e Veriut fillon negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendim historik në këto kohëra të vështira për popullin tonë, porositi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se tashmë nuk ka kurrfarë pengesash as kushtesh. Komisioni Evropian, sipas tij, duhet t’i zbatojë përgatitjet, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet së më shpejt që mundet.

“Urime qytetarë, siç mbërritëm në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, ashtu së bashku do të përballemi edhe me infektimin i cili e godet botën”, ka shkruar Zaevi në Fejsbuk.

 

Please publish modules in offcanvas position.