Spasovski: 27 Marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e 30-të e NATO-s. 27 Marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike, publikoi në profilin e tij në fejsbuk kryeministri, Oliver Spaspovski pas deponimit të instrumentit për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike.

“Sot në Uashington e deponuam instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e re e 30-të e NATO-s.

27 Marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike. E plotësuam ëndrrën e të gjitha gjeneratave të cilat u vendosën në realizimin e synimit prej dekadash të atdheut tonë për ta bërë anëtare të NATO-s.

Që sot jemi pjesë e proceseve globale dhe së bashku me partnerët tanë në Aleancë po bëhemi faktor stabilizimi dhe i sigurisë në rajon dhe së bashku me aleatët tanë do të ballafaqohemi me të gjitha kanosjet e sigurisë dhe do ta ruajmë paqen në botë.

“Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut – vend anëtar i NATO-s”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk Spasovski.