Pompeo: Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s, më 30 mars para selisë do të fillojë të valojë flamuri i vendit

SHBA-ja sot nga Republika e Maqedonisë së Veriut e pranoi instrumentin për inkuadrim në NATO, me të cilën Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo.

Në kumtesë thuhet se flamuri i vendit për herë të parë do të fillojë të valojë para selisë së NATO-s më 30 mars.

“Siç potencoi edhe presidenti Donald Tramp, Aleanca tashmë 70 vjet është mbrojtëse e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet kulmin e përpjekjeve të bëra gjatë shumë viteve nga Qeveria dhe populli i Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Aleancë”, potencoi Pompeo.

Shtohet se anëtarësimi i vendit tonë në NATO do të sjellë deri në integrim më të mirë, reforma demokratike, siguri dhe stabilitet në mbarë rajonin.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut gjithashtu konfirmon se dera mbetet e hapur edhe për të gjithë aspiruesit tjerë, të cilët munden dhe duan t’i realizojnë reformat e nevojshme të nevojshme për arritjen e standardeve të larta të NATO-s, si dhe t’i pranojnë përgjegjësitë dhe benificionet nga anëtarësimi”, theksoi ai.

Ndërsa NATO i dëshiroi mirëseardhje anëtares së 30-të, ne mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive sipas nenit 5, gur themel i aleancës transatlantike, thuhet në kumtesën e sotme të Departamentit të shtetit amerikan.

MK 7371d

SHEKERINSKA: DATA E SOTME DO TË HYJË NË LIBRAT E HISTORISË TONË, NE U BËMË ANËTARJA E 30-TË E NATO-S

Urime për të gjithë ne. Sot ne kemi hyrë nën ombrellën e sigurisë kolektive që mbron miliarda njerëz në mbarë botën. Ditën sotme e kemi pritur për gati 30 vjet. Ne e pritëm atë, shpresuam, punuam dhe sakrifikuam. Disa herë kemi menduar se ky synim do të mbetej i paarritshëm. Megjithatë, treguam se kur dëshiron, mundesh edhe të pamundurën ta bësh të arritshme”, porositi Shekerinska.

Ministrja theksoi se dinjiteti i Armatës është rikthyer, dhe se shteti ka treguar kujdes të përkushtuar për trupat tanë që tani janë Armatë e NATO-s.

“Kjo është Armata që tani po i përgjigjet edhe shtetit edhe të gjithë qytetarëve të saj në radhët e para të frontit kundër rrezikut që po i kanoset të gjithë botës – virusi i koronës”. Kjo është Armata që do të qëndrojë para qytetarëve të tyre çdoherë që të kenë nevojë”, theksoi Shekerinska.

Ministrja, i përgëzoi anëtarët e Armatës dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në këtë sukses historik. Ajo i falënderoi edhe ish-anëtarët dhe të gjithë ata, sakrifica dhe puna e të cilëve janë pjesë e këtij suksesi. Edhe njëherë e theksoi që anëtarësimin në NATO nuk e morëm si dhuratë, por ne punuam për të dhe e merituam atë me reforma shumë të vështira, por edhe me rezultate të dukshme.