Ndihma humanitare hungareze prej 100.000 maskave dhe 5.000 skafandrave mbrojtës arrin ne Shkup

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mëngjesin e sotëm në  Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, priti ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Republikës së Hungarisë, Petar Sijarto i cili në kuadër të vizitës solli pajisje mbrojtëse për luftën kundër KOVID- 19, si ndihmë nga Republika e Hungarisë për vendin tonë.

“Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, për të cilën dëshmon edhe mbështetja e sotme, e cila në këto kohë të vështira, kur çdo kush po lufton të sigurojë mjete për nevojat personale, treguan solidaritet të vërtetë nga ana e Republikës së Hungarisë”, theksoi Osmani, duke i shprehur falënderime ministrit Sijarto për mbështetjen e përgjithshme të Republikës së Hungarisë për vendin.