Pendarovski: Është sjell vendim i ri për gjendje të jashtëzakonshme në vend edhe për 30 ditë tjera

Këshilli për siguri në takimin e sotëm solli vendim të ri me të cilin në propozim të Qeverisë shpallet gjendje e jashtëzakonshme për edhe 30 ditë.

“Gjendja e vazhdueshme e jashtëzakonshme përfundon sot, ndërsa për shkak të skadimit të afatit prej 30 ditëve për të cilën është konfirmuar dhe nuk do të vazhdohet në mënyrë formale juridike, sepse për këtë nuk ka bazë kushtetuese-ligjore. Prandaj unë sot në bazë të elaborimit të propozimit të ri nga Qeveria, ndërsa në situatën kur Kuvendi nuk punon do të sjell vendim të ri për konfirmimin e ekzistimit të situatës së jashtëzakonshme për periudhën prej 30 ditëve në tërë territorin e shtetit. Por, ky vendim nuk e zvogëlon gatishmërinë e të gjithë faktorëve relevantë politikë në shtet qartë dhe publikisht t’i thonë qëndrimet e tyre për këtë çështje sepse në mes të muajit maj do t’i kemi dilemat e njëjta juridike para vetes”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin pas seancës së Këshillit.

Ai i transmetoi edhe reagimet e shumë qytetarëve deri tek ai lidhur me masën për kufizimin e lëvizjes me mbi 80 orë, praktikisht ndalesë të plotë për lëvizje në tërë territorin që parashikohet për festë.

“Ne për momentin i takojmë grupit të vendeve me masa më rigide në këtë kuptim në Evropë. Jo vetëm mua, por edhe numrit të madh të qytetarëve u është e qartë logjika dhe arsyetimi për sjelljen e kësaj mase, por masat më drastike duhet të zbatohen me përjashtim dhe në një afat të arsyeshëm”, ka thënë Pendarovski, duke theksuar se gjithnjë e më shumë nga kjo do të jetë kundër prodhuese dhe ndoshta do t’i zgjidhë problemet në shëndetësi, por do të shkaktojë probleme në disa sfera tjera.

Një qëndrim të tillë Pendarovski ka edhe për mbylljen e subjekteve ekonomike dhe e inkurajoni Qeverinë që pas festës ta definojë planin për kthim gradual në faza të aktivitetit ekonomik në normale.

“Është e qartë se jo vetëm ne, por tërë bota do të duhet të mësojë të jetojë në virus për një periudhë më të gjatë kohore dhe në ndërkohë do të duhet të gjejmë modalitete që jeta me të gjitha restriksionet e nevojshme dhe masat parandaluese të vazhdojë të funksionojë”, tha Pendarovski, duke shtuar se Këshilli për siguri do të vazhdojë ta ndjekë situatën dhe do të mblidhet kur për këtë do të paraqitet nevoja.

Në takim nuk morën pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga Qeveria në ndërkohë, konfirmuar, se pas informacionit se kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski është pozitiv në Kovid-19 dhe i cili dje pati takim në shtabin e krizës të Kumanovës, kryeministri Oliver Spasovsli, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev, të cilët morën pjesë në takim, për momentin janë në izolim shtëpiak.