Dimitrov: Nevojitet solidaritet rajonal dhe global për ballafaqim me pandeminë

Për ballafaqim me krizën e koronavirusit dhe pasojat e saj nevojitet reagim i përbashkët dhe solidaritet në nivel rajonal dhe global. Këtë sfidë mund ta tejkalojmë vetëm së bashku. Virusi nuk mund të fitohet në një vend, ndërsa të mbetet në tjetër. Atëherë ai do të kthehet dhe për atë nevojitet bashkësi, solidaritet dhe aksione të harmonizuara, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në video-konferencën onlajn në bashkëorganizim të Forumit ekonomik në Delfi dhe Këshillin atlantik, të quajtur “Diplomacia në kohë të krizave dhe vegla tjera për ndikim në Evropën Juglindore në kohën e Kovid-19”.

SH_c0330.jpg

Pas krizës me pandeminë e koronavirusit global, tha Dimitrov, do të përballemi me pyetjen nëse pas krizës do të zgjohemi në botë me izolim kombëtar ose më shumë solidaritet global. Atë që e bëjmë tani duke ndërmarrë masa të shpejta dhe vendime në luftën me pandeminë, potencon shefi i diplomacisë, do të kontribuojë për zgjedhjen tonë globale pas përfundimit të saj.

“Duhet ta fitojmë këtë betejë së bashku. Virusi nuk mund të fitohet vetëm në kufijtë e një vendi. Nëse ai fitohet në një vend, ndërsa jo në vendet fqinje do të kthehet. Për atë duhet të përballemi me të në solidaritet global”, tha Dimitrov.

Ai thotë se atë që dëshiron ta sheh në nivel global, dëshiron ta shikojë edhe në rajon dhe fqinjësi.

“Atë që dua ta shoh në rajonin tonë është më shumë bashkësi, bashkëpunim rajonal dhe harmonizim i politikave me miqtë dhe aleatët tanë. Nëse BE-së në fillim i duhej kohë për t’u zgjuar mendoj se makineria e saj jep ndihmë konkrete. Mendoj se sa më shumë jemi pjesë e masave aq më shpejtë do të rimëkëmbemi. Mendoj se edhe në nivel bilateral kur përballemi me sfidë të përbashkët duhet ta zbatojmë parimin e bashkësisë dhe ta zbatojmë edhe në marrëdhënie bilaterale gjithashtu”, tha Dimitrov.

Do të dëshiroja të theksoj se përmes bashkësisë së tillë, arritëm larg si miq, fqinj dhe aleatë. Këtu, tha, mendoj para se gjithash në negociatat të cilat sollën deri te Marrëveshja e Prespës, zbatimi i saj dhe jam i privilegjuar që kam mundur të jap kontribut personal ndaj këtij suksesi historik.