Në shtëpi për lutjen e mëngjesit, në xhami falja e Fitër Bajramit, vendoi BFI

Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të faljes së Fitër Bajramit, miratoi një seri masash që duhen zbatuar në çdo xhami më 24 maj, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk Reus- ul-Ulema i BFI-së së RMV, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Në elaborimin e vendimeve të miratuara sot nga reisi Rexhepi, shkruan se namazin e Sabahut (lutje e mëngjesit) është vendosur që besimtarët ta bëjnë në shtëpi, gjegjësisht apelon më shumë të përdoren oborret e xhamive për bërjen e lutjeve. Një pjesë të masave që besimtarët e besimit islam do të duhet t’i respektojnë gjatë namazit të Fitër Bajramit, BFI i ka miratuar më 7 maj, kur vendosi t’i hapë xhamitë pas një pushimi dymujor.

“Falja e namazit të Fitër Bajramit nuk duhet të jetë më e gjatë se 15 minuta, maksimalisht të shmangen përshëndetjet me kontakte fizike, të anashkalohet vizita në varreza, gjatë Fitër Bajramit, vizitat tradicionale duhet të jenë sa më pak të jetë e mundur, dezinfektimi i xhamive, mbajtja e detyrueshme e maskës, pastrimi i duarve me dezinfektues në hyrje të xhamisë ose mbajtja e dorezave, çdo besimtar duhet të ketë sexhade personale”, thuhet në vendimin e BFI-së.

Në të njëjtën kohë, theksuan se distanca fizike midis besimtarëve duhet të ruhet sa më shumë që të jetë e mundur, do me thënë është i ndaluar qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në xhami.

Për shkak të situatës aktuale me koronavirusin, Rijaseti i BFI-së e ka anuluar organizimin e Manifestimit qendror tradicional të faljes së Fitër Bajramit.