Kovid-19 e përfshiu edhe Fitër Bajramin – bakllava dhe ëmbëlsirat në rrethin më të ngushtë familjar

Pas tridhjetë ditëve agjërim besimtarët e fesë islame sot kremtojnë Fitër Bajramin (të njohur në mesin e popullit si Ramazan Bajram).

Urimet për këtë festë fetare fillojnë pas përfundimit të lutjes së Bajramit. Sivjet si rezultat i pandemisë Kovid-19 në xhamitë lutja e Bajramit do të zhvillohet nën masat dhe udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës fizike prej së paku 1,5 metrave.

SH_d6282.jpg

Rekomandime të ngjashme drejtuar imamëve dhe këshillave të xhamive drejtoi edhe Bashkësia Fetare Islame (BFI), e cila mori vendim që kjo lutje sivjet të zgjasë më shumë se 15 minuta, gjegjësisht gjatë pranisë në xhamitë besimtarët t’i respektojnë udhëzimet e dhëna.

Si parandalim nga përhapja e virusit korona dhe respektim të distancës fizike, nga BFI-ja gjithashtu u bënë thirrje besimtarëve sipas mundësisë gjatë kryerjes së lutjes së Bajramit më shumë t’i përdorin oborret e xhamive.

KOHË E KUFIZUAR PËR URIME TË RAMAZAN BAJRAMIT

SH_c24ef.jpg

SH_62098.jpg

Bakllavaja dhe ëmbëlsirat që janë sinonim për Fitër Bajramin sivjet pritet t’u shërbehen vetëm pjesën më të ngushtë të familjes.

Pandemia me Kovid-19, frika te besimtarët për përhapjen e virusit korona dhe vendimi i Qeverisë që ora policore sot të fillojë në orën 11 do të jenë pengesa kryesore për të vizituar rrethin më të gjerë të familjarëve dhe miqve.

Përveç institucioneve shëndetësore, edhe imamët edhe hoxhallarët u bënë thirrje besimtarëve për reduktimin e numrit të vizitave në këtë ditë të madhe për myslimanët, e gjithë kjo në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

LUTJE TË BAJRAMIT NË KOSOVË NUK DO TË KETË, NË SHQIPËRI PO

Si në kohën e muajit Ramazan, ashtu edhe për lutjen e Bajramit, xhamitë në Kosovën fqinje nuk do të jenë të hapura. Myslimanët në këtë shtet për dallim nga vitet tjera lutjen për Fitër Bajramin do të duhet të kryejnë në shtëpi. Reis ul ulemaja i BFI-së së Kosovës, Naim Tërnava në takimin e fundit me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlla, deklaroi se ata si bashkësi më e madhe fetare do t’i respektojnë masat për tejkalimin sa më të shpejtë të epidemisë së Kovid-19.

SH_70789.jpg

Nga ana tjetër në Shqipëri, tradita shumëvjeçare e kryerjes së lutjes së Bajramit në sheshin qendror të Tiranës, sivjet nuk do të realizohet. Besimtarët e fesë islame këtë lutje për herë të parë pas shumë viteve në Shqipëri, lutjen e Bajramit do ta bëjnë brenda në xhamitë.

TURQIA DHE ARABIA SAUDITE NË “KARANTINË TË BAJRAMIT”

Vendet e shenjta myslimane Meka dhe Medina në Arabinë Saudite pas shumë shekujsh, lutjen e Ramazan Bajramit do ta kryejnë pa praninë e zakonshme të një numri më të madh të besimtarëve.

SH_86365.jpg

Përveç ndalesave për personat e huaj që të udhëtojnë në këtë vend, autoritetet saudite morën vendim që prej 23 deri 27 maj të vendoset karantinë e plotë. Vitin e kaluar numri i besimtarëve që vendosën ta kremtojnë festën e Ramazan Bajramit në këtë dy vende të shenjta tejkaloi mbi një milionë myslimanë.

Ndalesë për realizimin e lutjes së Bajramit mori edhe Dijaneti i Turqisë.

Në kumtesën e tyre për opinionin thuhet se ndonëse nuk do të ketë besimtarë në xhamitë, nga minaret e xhamive do të dëgjohen lutje dhe tekbire (lartësim të Allahut) në altoparlantë.

SH_ebaf5.jpg