Ambasada e Francës shpërndau pajisje mbrojtëse në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikë në Shkup

Ambasada franceze në vend sot kumtoi se gjatë krizës ka shpërndarë pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor të ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, por edhe mbështetje të Kryqit të Kuq për shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve higjienike për personat me aftësi të kufizuara.

“Në këtë kohë krize, Ambasada franceze ka realizuar aktivitete që synojnë t’i ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara të njerëzve, si dhe sigurimin e fondeve për funksionimin dhe mbrojtjen e stafit mjekësor,” kumtoi ambasada.

Për ballafaqim më të lehtë me ndikimin shoqëror të krizës, ambasada, siç theksohet, ka shpërndarë grant për shoqatën “LGBT Junajted Tetovo”, i cili ishte në gjendje të shpërndajë më shumë se 200 pako ushqimore, 100 maska ​për mbrojtje respiratorë dhe komplete për higjienë.

“Ambasada e ka mbështetur edhe Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit duke ofruar ndihmë për shpërndarjen e 3,161 shujta të paketuarar, 2.450 komplete higjenike dhe 2.350 komplete të tjera të ndryshme që u janë shpërndarë kryesisht njerëzve me nevoja të veçanta dhe familjeve të prindërve kryefamiljarë. Gjithashtu siguroi mbështetje për palët kryesore të interesit në terren, gjegjësisht dorëzoi pajisje mjekësore në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, maska ​​N95 dhe pajisje mbrojtëse për një përdorim. për të cilat ata kishin nevojë urgjente, theksohet në kumtesën e ambasadës.

Prej atje sqarojnë se me mbështetjen e tyre dhe me mbështetjen e Institutit francez në Shkup, Agjencia Universitare për Frankofoni e pranoi projektin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Instituti i tij i Biokimisë brenda thirrjes ndërkombëtare për iniciativa universitare. për luftë kundër pandemisë KOVID-19.

“Ky projekt, në vlerë prej 20,000 euro, do të bëjë të mundur që të bëhen një numër i konsiderueshëm i testeve serologjike dhe prokurimin e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit në sektorin e shëndetësisë, kumtoi Ambasada e Francë