Fillon seanca publike në Gjykatën e apelit Shkup për rastin 27 Prilli

Gjykata e apelit Shkup, prej sot e deri të premten në sallën e madhe të Gjykatës supreme do të mbajë seancë publike për rastin 27 Prilli, ku të akuzuar janë ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe 15 persona të tjerë.

Aktvendimi i shkallës së parë për këtë lëndë u soll në mars të vitit të kaluar dhe për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit shtetëror” 16 të akuzuar u dënuan me 211 vite burg. Përveç ish-drejtorit të BSP-së, Çavkov, mes personave të dënuar për veprën e cekur penale janë edhe pjesëtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për zbulim.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e udhëhoqi këtë rast në Gjykatën penale Shkup, gjatë shqiptimit të aktvendimit tha se Çavkov dhe të akuzuarit e tjerë ishin njoftuar për gjithçka lidhur me hyrjen e dhunshme në Kuvend, por nuk ndërmorën asgjë për ta parandaluar.