Ndihmë polake për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër Kovid-19

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani, në rolin e koordinuesit kombëtar të ndihmës së huaj, ndërsa në prani të ambasadorit polak Voçeh Ticinjski, sot e pranoi donacionin të cilën Polonia e ka siguruar për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër Kovid-19.

“Dëshiroj të falënderoj në emër të Qeverisë deri tek ambasadori i cili personalisht është angazhuar me ekipin e tij që kjo ndihmë të arrijë sot në Shkup. Flas për donacion prej rreth 100 mijë maskave dhe 23 paletave, ato janë mijëra litra dezinfektues. donacioni, këtë ia thash tani ambasadorit, është targetuar mirë sepse në kushte kur kalojnë nga fazat restriktive në fazën e mbrojtjes personale kur maska dhe higjiena personale na mbesin arma kryesore për luftë kundër virusit, mendoj se kjo ndihmë është e mirëseardhur”, ka thënë në pranim-dorëzim Osmani.

Sipas tij, kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë, sepse shteti i Polonisë ka ndihmuar edhe gjatë vërshimeve në vitin 2016, kemi pasur tuiningje bilaterale përmes të cilave bashkëpunojmë dhe, siç tha, është normale pasojë logjike se edhe në situata të tilla Polonia do të jetë një prej shteteve e cila i ndihmon shtetit për përballje me pandeminë.

Ambasadori polak Ticinjski theksoi se për shkak të pandemisë që e përfshiu tërë botën shumë produkte të nevojshme për mbrojtje dhe luftë me të mungojnë. Në kohëra të tilla të rënda, siç tha, është shumë i rëndësishëm solidaritet mes vendeve dhe prandaj është e logjikshme që Polonia dëshiron t’u ndihmojë partnerëve të saj.

“Si mik i Maqedonisë së Veriut, u kemi ndihmuar edhe në të kaluarën si në periudhën pas tërmetit katastrofik në vitin 1963. Tani vendit i ndihmojmë edhe përmes Bashkimit Evropian, e cila ka ndarë mjete shtesë prej 160 milionë eurove. Në këto kohëra të vështira obligimi ynë moral është që të tregojmë solidaritet dhe t’u ndihmojmë të tjerëve”, ka thënë ambasadori polak.