Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera

Presidenti Stevo Pendarovski, pas përfundimit të seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë ka paralajmëruar se do të sjell vendim për gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditësh e cila do të nis të vlejë prej nesër.

“Duke i pasur parasysh zhvillimet e fundit dhe rritjen e numrit të të infektuarve dhe personave të vdekur, gjatë ditës së sotme do të sjell vendim për shpalljen të 14 ditëve të reja gjendje të jashtëzakonshme e cila do të nis të vlejë prej nesër”, ka deklaruar Pendarovski pas seancës.

Sjellja e këtij vendimi, tha ka për qëllim vetëm t’i mundësojë Qeverisë dhe institucioneve në mënyrë më efikase të ballafaqohen me siç tha, “sfidat shëndetësore, ekonomike lidhur me krizën e shkaktuar nga virusi korona”. Kjo, tha presidenti, nuk duhet të sillet në korelacion me procesin zgjedhor, ose datën e zgjedhjeve parlamentare, që sipas tij është mjet i dakordimit në një format tjetër politik dhe kanaleve të komunikimit nga Këshilli i Sigurisë.

Ai dërgoi tre porosi, njërën deri te qytetarët, njërën deri te qeveria dhe njërën deri te liderët e partive politike.

“Dua të dërgoj apel që të mos çlirohemi dhe me këtë të sjellim në pikëpyetje të gjitha rezultatet pozitive që i kemi pasur deri tani në luftën kundër pandemisë. Në këtë betejë sigurt do ta fitojmë, por patjetër të mbetemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka porositur Qeverinë se trendet negative në disa komuna nuk guxojnë të jenë shkas të kthehen masat kufizuese në mbarë territorin dhe për gjithë qytetarët.

Presidenti Pendarovski, duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh.

Vendimet e shefit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbetën ta pakonfirmuara nga Kuvendi, pas shpërndarjes së saj.

Nëse përbërja parlamentare nuk ishte shpërndarë, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej të merrte vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, siç e parasheh Kushtetuta.

Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme ishin kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritjen e procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjjshmërisë së tyre.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.