BE-ja i dhuron Maqedonisë së Veriut edhe tetë respiratorë

Koordinuesi kombëtar për ndihmë të huaj në vend dhe zëvendëskryeministër për çështje evropiane Bujar Osmani, së bashku me euroambasadorin Samuel Zhbogar dhe ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe sot do ta prezantojnë donacionin nga Bashkimi Evropian prej edhe tetë pajisjeve për ventilim mekanik (respiratorë) dhe njësi ndryshe të pajisjes mbrojtëse personale, si mbështetje për vendin në përballjen me pandeminë të shkaktuar nga KOVID-19.

Bashkimi Evropian për vendin ka premtuar mbështetje prej katër milionë eurove për furnizimin e materialeve urgjente mjekësore për mbrojtje dhe mjekim të KOVID-19.

Për më shumë se një muaj, BE-ja në bashkëpunim me UNOPS – zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese dhe në koordinim me Sekretariatin për çështje evropiane tani më ka dorëzuar 12 pajisje për ventilim mekanik dhe rreth një milionë njësi të pajisjes së ndryshme mjekësore dhe njësi për mbrojtje personale për punonjësit mjekësorë.

Nga Delegacioni i BE-së paralajmërojnë se deri në fund të muajit do t’i dërgojnë të gjitha prodhimet tjera të mbetura fillimisht të planifikuara edhe krahas dispozicionit të kufizuar dhe konsumit të lartë për pajisjes të specializuar mjekësore dhe materiale për mbrojtje personale.