Kufijtë do të hapen të Premten pa test dhe karantinë

Kufijtë do të hapen të Premten pa test dhe karantinë

E premte hapen kufijtë, pa test dhe karantinë plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Kryeministri Oliver Spasovski dje konfirmoi se hapja e kufijve nuk është kurrfarë vendimi politik i sjellë në korrelacion me zgjedhjet por bazohet vetëm në analizat epidemiologjike dhe mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektuese. Në konferencën për shtyp në Qeveri, porositi se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin ndërsa kjo do të thotë të respektohen rekomandimet për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajtjen e distancës dhe dezinfektimin e shpeshtë.